Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Beqja në gjykatë, akuzon gjyqtaren: Edhe me vdekje të më dënoni…

Politikë E enjte, 23 Janar 2025 13:44
Ilir Beqja në gjykatë, akuzon gjyqtaren: Edhe me vdekje të më dënoni…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

GJKKO ka vendosur ta çojë për gjykim çështjen e koncesionit të sterilizimit në shëndetësi, ku i akuzuari kryesore është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në seancën paraprake ish-ministri Ilir Beqaj u përball sot me gjyqtaren dhe prokurorin teksa nuk kurseu akuzat ndaj tyre. Ish-ministri e ka cilësuar procesin politik.

Beqja është shprehur se çfarëdo vendimi i ndikuar nga presioni publik dhe mediatik nuk mund ta njollosë emrin e tij dhe të qeverisë Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Beqja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare që i hoqi Sali Berishës masën e arrestit, por GJKKO i rrëzoi kërkesën ish ministrit të Shëndetësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Së pari, ju si gjyqtare e seancës paraprake e keni dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat e mia procedurale në mënyrë të qëllimshme dhe të parekuperueshme. Unë dhe avokati im e kemi të pamundur që të mbrohemi efektivisht në mungesë të qëllimshme dhe të ripërsëritur të një vendimi të ndërmjetëm të arsyetuar për akuza të reja të bazuara në fakte të reja të pambështetura në asnjë provë Ftesa juaj për t’u mbrojtur ndaj këtyre akuzave është fiktive dhe ka për qëllim që të mashtrojë procesin e rregullt ligjor a thua sikur ne na janë respektuar të drejtat tona procedurale dhe ne kemi qenë të qartë për akuzën. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk jemi të informuar qëllimisht nga ana juaj dhe madje as organi i akuzës nuk e ka kuptuar qartë vendimmarrjen tuaj.

Jo vetëm unë, por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, nuk mund të mbrohemi për akuza të pasqaruara, të pashkruara dhe që nuk do të shkruhen ndonjëherë, por do të thuhen edhe në themel me gojë, të pambështetura në ndonjë fakt në akuzë dhe të pambështetura në ndonjë provë konkrete.

Së dyti, ju keni qenë e ndikuar në këtë proces dhe vendimmarrja juaj e vërteton këtë. Ndikimi është dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbështetur akuzat e tyre politike. Ndërkohë, vendimmarrja juaj i shkon për shtat edhe vendimmarrjes së mëparshme të paligjshme të Gjyqtarit Erion Bani paçka se çdo gjë tani është parashkruar.

Ç’rëndësi ka nëse unë kam vjedhur apo jo. Në të vërtetë e rëndësishme është që PD të ketë tani gojë të pretendojë që unë jam hajdut sepse deri më tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte të mbante dot veten në këmbë.

Së treti, ju nuk i keni shërbyer aspak zbardhjes së plotë të së vërtetës por keni dashur që të vërtetoni vetëm të vërtetën e paracaktuar nga ana juaj. Ju, ashtu si dhe organi i akuzës, vazhdoni ta ndani dhe copëtoni në mënyrë të pashpjegueshme fazën e lidhjes dhe zbatimit të kontratës si dy çështje të ndara, kur në thelb, po të lexoni akuzën është më shumë se gjysma zbatim kontrate. Per ju nuk ka pikë rëndësie vërtetimi siç duhet, me apo pa ekspertizë, e dëmit, e ndonjë shifre, e numrit të operacioneve 50 apo 63 mijë, e burimit të shtimit të kostove (FSDKSH), e burimit të pagesave jashtë përcaktimeve kontraktore për energjinë dhe ujin (FSDKSH), e përfitimit të pallogaritshëm të këtij koncesioni në kursim, në përfitim financiar dhe shëndetësor (në jetë).

Së katërti, ju qartësisht shtruat rrugën për një ndarje artificiale të çështjes. Që ne të tre të qëndrojmë në Gjykatën e Posaçme ndërsa të tjerët të shkojnë në Gjykatën e Zakonshme. Prandaj, vërtetohen apo jo akuzat për vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal, pak rëndësi ka për ju. E rëndësishme është që çështjet të ndahen.

Së pesti, ju nuk keni asnjë ngurrim që ashtu si dhe gjyqtari Erjon Bani, të përfitoni sa të mundni personalisht dhe mediatikisht nga kjo çështje dhe nga emri im. Në popull ju doni të dilni si gjyqtarja që dhatë drejtësi. Që orientuat hetimet në shinat e duhura. Që zbuluat atë që prokurorët e fshehën. Në fakt, është e kundërta. Ju i prishët të gjitha. Me hetime, me proces e me akuza në mënyrë të paligjshme. Për të gjitha sa më sipër, unë nuk mbrohem dot, por vetëm mund të denoncoj”, tha Beqaj në seancë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 6 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 7 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 7 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 7 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 10 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 11 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 8 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 10 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.