Ilir Meta: Mezi pres të lirohem nga President! Do të rikthehem fuqishëm e në beteja të vërteta

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës tha se mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.

Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse po më pret populli i 2 marsit. Unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta.

Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit se nëse Rama fitonte do e dorëzonte mandatin e Presidentit. I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ai tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse nuk kam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para, pasi të heq këtë kostum, do të më keni në ndeshje të vërteta”- tha Presidenti.
Meta mendohet se do të jetë Udhëheqësi i Opozitës së ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?