Ilir Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në një dalje për mediat se në shtator fillon përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.
“Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita”, tha Meta ditën e sotme.
“Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”, shtoi më tej Meta.

