Ilir Meta nga Skrapari: Nuk ka kohë për të humbur! Më 14 maj merr fund modeli i rritjes së taksave
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga Skrapari ka deklaruar se 14 maji do t’i japë fund modelit të rritje së taksave me zero shërbime për qytetarët.
“Skrapari nuk ka më kohë për të humbur. Në 14 Maj merr fund modeli i rritjes së taksave me zero shërbime për qytetarët. Merr fund modeli kriminal që po e shpopullon Skraparin dhe gjithë Shqipërinë.
Pas 14 Majit, nuk do të ketë më asnjë punonjës policie që të pengojë qytetarët të hyjnë në bashki dhe t’u kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre.
Me Euglen Mustafallarin do t’ia rikthejmë Bashkinë e Skraparit qytetarëve. Si djalë energjik i Skraparit, si menaxher i aftë dhe bashkëpunues, ai do të bëjë më të mirën për bashkëqytetarët e tij. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

