Ilir Meta, për aksionin opozitar në shtator: Mund të kemi edhe gjyqe popullore!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi se shtatori do të shënojë nisjen e një revolucioni antikorrupsion.
Gjatë një interviste në News 24, Meta deklaroi se me nisjen e vjeshtës do të publikohen afera të reja korruptive të qeverisë.
Ai shtoi se populli do të marrë drejtësinë në dorë dhe do të bëjë ndëshkimin e kryeministrit Rama për korrupsionin e kryer.
“Afera të reja priten në shtator të dalin në sipërfaqe. Së pari nuk është se kemi pritur shtatorin, në 26 prill ish-zëvendësi im në Presidencë ka bërë një mesazh që më 25 korrik do të rikthehem në politikë. Shumë ju keni raportuar ato kohë, që jo do shkarkohet këtë javë, jo tjetrën. Unë u kam thënë o superbudallenj më 25 korrik rikthem në politikë.
Revolucioni antikorrupsion është pandalshëm.
Tani shpik ligj që të mos kandidojë Berisha, mos të kandidojë Iliri dhe ta ketë prapë fushën bosh. Të jeni të sigurt se dhe socialistët e ndershëm kur shohin këto veprime në interes të qarqeve antishqiptare, në funksion të përzënies së të rinjve shqiptarë, edhe socialistët e fundit besoj se gjatë shtatorit do të reflektojnë. Edhe ata që kanë një foto me Edi Ramën ta grisin që të harrojnë çdo kujtim me të. Denoncime, ndërgjegjësime, përshkallëzime dhe patjetër ndonjë gjyq popullor. Duhet ta dijë çdo njeri që drejtësinë në këtë vend e ka populli. Ai është prokurori suprem të cilit nuk do t’i shpëtojë dot Ramoviçi. Do të bëhet një shembull që në këtë vend nuk do të ketë më kurrë pandëshkueshmëri. Ky është një vend që kur përpiqesh ta shkatërrosh ndëshkimi është i vlefshëm për 200 vitet që do të vijnë dhe mjeti që Partia e Lirisë e garanton këtë është referendumi”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

