FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta, thirrje qytetarëve: Mos u largoni nga vendi, por të bëhemi të gjithë bashkë e të kthejmë rendin kushtetues!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga Shqipëria, por të bashkohen të gjithë bashkë që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.

E kuptoni se çfarë bëhet me konkurset në polici, me ato të maturantëve? Se çfarë bëhet me zgjedhjet, me Hipotekat, me pronat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, se çfarë bëhet me çdo gjë në këtë vend. Ndaj kjo qeveri ka rënë me kohë, dhe është detyrë e çdo shqiptari jo që të largohet nga vendi, por zgjidhja është; të gjithë së bashku të kthejmë rendin kushtetues në vend. Siç e tregoi ky rast. Të kthejmë drejtësinë në vend, që e ka kapur prej fyti një bandit dhe për të rikthyer barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?