Ilir Meta uron nga Shkodra Ditën e Pavarësisë
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka uruar nga Shkodra Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeparlamentari duke folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në, u shpreh optimist se në muajin dhjetor Këshilli i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave për vendin tonë.
“Jemi optimist për dhjetorin dhe për reformën në drejtësi se do të përmbyllet e plotë”, deklaroi Meta.
Kreu i Kuvendit komentoi edhe qëndrimin e demokratëve që ditën e sotme festojnë dy festat bashkë, pavarësinë dhe çlirimin.
“29 nëntori nuk është vendosur si datë çlirimi nga ne. Kultura e vjetër duhet t’i takojë të kaluarës”, tha Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

