Integrimi/Presidenti Macron thërret në Elysee Edi Ramën

Kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, i është përgjigjur pozitivisht letrës personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama, përsa i takon zhbllokimit të qëndrimit të Francës në lidhje me procesin e integrimit, në pritje të verdiktit të qershorit.

”TCh”, shkruan se të enjten në mbrëmje kryeministri Rama është njoftuar se presidenti Macron e pret të martën e ardhshme në një takim 1 orësh në Pallatin Elysee.

Ashtu siç edhe u shpreh më herët këtë javë në emisionin Top Show në Top Channel, kryeministri Rama këmbëngul të realizonte takimin me kreun e shtetit francez, duke kërkuar të sigurojë qëndrimin pozitiv të Francës në lidhje me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?