Integrimi, Ruçi: Gjermania vlerësoi qeverinë për potencialin

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e cilëson historike vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani një ditë më parë, ku zhvilloi një takim me kancelaren Angela Merkel.

Sipas Ruçit, qeveria është vlerësuar nga partnerët gjermanë si një nga qeveritë me potencialin më të madh për të bërë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama mori mbështetjen e Gjermanisë dje gjatë takimit me Merkel për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e ardhshëm pritet të diskutohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

KE ka dhënë “Ok”-in në progres-raportin e publikuar në 9 Nëntor, ndërsa ka lënë të kuptohet se ‘kushti’ i vetëm është zbatimi i ligjit të vettingut, i cili aktualisht është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Do të jetë Parlamenti Europian, në mbledhjen e muajit të ardhshëm, që do të vendosë për përfundimisht për negociatat e Shqipërisë me BE këtë vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?