Intervistat/Meta, Rama, Basha përballë analistëve Rakipi, Balla dhe Fevziu

Ora 21:00 e të enjtes (nesër) në ekranin politik shqiptar pritet të jetë shumë e nxehtë. Kjo sepse, shkruan syri.net, të 3 liderët kryesorë politik Basha, Meta dhe Rama do të jenë të ftuar në 3 ekranet kryesore të vendit, përkatësisht në TV Klan, në News 24 dhe në Top Channel.

Të 3 aktorët kryesorë të politikës kanë shumë për të thënë në zhvillimet e shumta që janë parë, por sidomos për ato që nuk ia janë treguar syve të publikut. Por sërish të gjithë e kanë bërë sipas mënyrës së vet këtë shfaqje, ku bie në sy disponibiliteti i Ilir Metës për të qenë në një panel “të ashpër” tek “Të paekspozuarit” ku përveç drejtuesit të emisionit Ylli Rakipi ai do të ketë përballë edhe dy analistët Fatos Lubonja e Andi Bushati dhe drejtorin e SYRI.net, Çim Peka.

Një përballje e gjitha për tu ndjekur ajo e të enjtes në News 24, ku do të jetë i pranishëm Ilir Meta. Mbetet për tu parë nëse ngacmimet e Lubonjës dhe Bushatit si dhe pyetjet Çim Pekës për atë që pritet të ndodhë në Janar, do të mund ta nxjerrin sadopak Metën nga konturi i tij artikulimit politik apo të kuptojmë diçka më shumë nga “king maker-i” i mazhorancës aktuale. Megjithatë mbetet herët që Ilir Meta t’i nxjerrë kthetrat e tij ndaj Ramës. As sonte në emisionin e Ylli Rakipit nuk mendohet se do nxjerrë “assin” nën mengë që e mban Ilir Meta. Porse duket se nga muaji prill 2017 do të ketë surpriza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kontrast me aleatin e tij, Edi Rama do të jetë tek  Sokol Balla në Top Story. Pritet të jap fakte të reja për takimin me kancelaren Merkel dhe deri kur do ta presë Ilir Metën për Marrëveshjen e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në Opininon, do të jetë i ftuar Lulzim Basha, por ende nuk është bërë i ditur formati i emisionit, nëse do të jetë një përballje me gazetarët apo një intervistë ballë për ballë. Por që sigurisht me zhvillimet e fundit edhe lideri i opozitës ka shumë për të sqaruar dhe për të folur aq më shumë në kuadrin e ristrukturimit të PD-së në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?