FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ironia e kryebashkiakut të Kukësit: Njeriu i helikopterit të vret e të qan!

Nga Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit/

Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi në Kukës me helikopter, ngaqë nuk kishte lek të paguante taksen e rrugës, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime. Sipas llogarisë së tij, nja 100 kuksianë janë verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkisë së Kukësit.
Kush proteston është i verber, kush i lëpihet kryeministrit është i shëruar.
Po kur është aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet të procedojë tërë ata burra protestues që sipas okulistit Rama janë qorra?
Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, që shikojnë gjithmonë majtas. Pse të mos ia japim bashkinë e Kukesit, Edi Rames, meqë është mjeshtër për të futur në burg kuksjanët; për t’i gënjyer dhe për t’i ndëshkuar. Por ia falim të gjitha, se ai është burrë i vertetë: të vret, pastaj kërkon falje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?