Ironia e Manjanit: Basha duhet arrestuar në vend

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale, e padyshim që ky lajm ka “pushtuar” të gjitha mediat.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili me nota ironie thotë se opozita duhet patjetër të mbahet në survejim policor, pasi është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” si dhe  “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”.

Postimi i Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes.

Kryetari i Opozitës, duhet arrestuar në vend! Ai është fajtori për gjithë këto “të zeza”, që po ndodhin!

Policia nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë. Vetëm të gjëmojë opozitën, që vetëm fjalën ka në dorë!

Por fjala kushton më shumë se trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni!

Hajde shtet, hajdeeeeee!

Turp e faqja e zezë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?