Ironia e Pandeli Majkos me opozitën: Nuk ju sjell fat të mirë godina ku jeni. SHQUP-i përdorej për vaki
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka ironizuar opozitën, ndërsa u tha që të ndërrojnë godinën e selisë blu, sepse “nuk u sjell fat të mirë”.
Deputeti socialist u shpreh se SHQUP përdorej për vaki, duke theksuar se në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë.
“Dëshiroj si mik në fund t’ju jap një këshillë, sado ironike të duket ajo.
Ndërroni godinë sepse ajo është godinë që sjell fat jo të mirë.
Në forcat e armatosura godina e SHQUP-it së fundmi është përdorur kryesisht për vaki, në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë.
Më dëgjoni mua, godina ku është bërë vakia e Ramiz Alisë nuk ju nxit që njerëzi të reflektojnë për ndonjë fillim, kam frikë se është e kundërta“, tha Majko.
KOHA JONË SONDAZH

