Ironia e rrjeteve sociale me Vuçiçin, Thaçin, Batonin dhe Cakajn
Çështja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë vijon të shkaktojë debate të forta në gjithë politikën e rajonit, përfshirë dhe atë shqiptare.
Përveç debateve politike nuk mungon edhe ironia në rrjetet sociale. Në një fotomontazh të shpërndarë pikërisht në këto rrjete ironizohen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Baton Haxhiu dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, të cilët janë vënë në rresht pas Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ata janë mbështetës të idesë së Vuçiçit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

KOHA JONË SONDAZH

