Ironizon Manjani: Gjeni dallimin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook ka ironizuar ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri dhe atë aktual, Xhafaj.

Postimi i Manjanit

Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim. Dallimi është sasior dhe cilësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kanabis kaluam tek Kokaina dhe heroina!

Ska më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë….

Ska më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane…

Më pak mall për më shumë para…

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi!

Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë KOHA E RAMËS!

Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë…

Na rroftë Rekomandimi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?