Ironizon Rama: Baxhanaku im ka marrë 15 milion euro tenderime…

Shefi i qeverisë, deklaroi gjatë Asamblesë së PS, se pavarësisht se vettingun e politikës e bën populli me votë dhe drejtësia e çliruar, është gati. Rama tha se është gati që vettingu të nisë me vetë kryeministrin, gruan e tij, tokat e gruas së tij, kunatit, baxhanakut dhe gjithë të tjerëve.

“Politikanët kanë dalë jashtë kontrolli për arsye se nuk ka patur drejtësi. Politikanët kanë shpëtuar me raporte mjekësorë se nuk ka patur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia e çliruar nga politika. Megjithëatë, përtej kësaj, çdo instrument që bën transparencë, duke filluar nga unë, gruaja ime, tokat e gruas time, pallatin e gruas time, për baxhanakun, për kunatin dhe fëmijët e mi, është një instrument që mund të na vlejë. Unë jam i sigurtë që shumë nga ju mendojnë se baxhanaku im ka marrë 15 milionë euro tender.Po unë s’mund t’iu përgjigem çdo akuze, duke shëprndarë deklarata çdo orë.Si bëhet kjo, se kush nga ju e vë dorën në zjarr se baxhanaku im s’ka marrë tender 15 milionë euro? Kush nga ju se vë dorën ën zjarr se gruaja ime s’ka ndërtuar pallat në tokën e dikujt tjetër, apo për sarajet e mia? Askush! Atëhere këtë e zgjidh vetingu për politikën.“, deklaroi Rama.

Kryeministri me këtë donte të ironizonte Lulzim Bashën dhe ti thoshte publikut se gjithçka mbetet fakenews.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?