FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj çohet në Prokurori

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj, i cili dha dorëheqjen në janar të këtij viti, është referuar në Prokurori për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mësohet se ky Komision ka referuar pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjykatësin Ymeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?