Ish-deputeti Mark Frroku lirohet nga burgu
Politikë E Shtunë, 7 Gusht 2021 05:21
Gjykata e Fierit ka liruar ditën e sotme ish-deputetin Mark Frroku.
Frrokut i kishte mbetur edhe 1 vit burg, por gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin.
Ndaj Frrokut është vendosur masa e sigurimit ‘detyrim paraqitje’. Mark Frroku ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg, por Apeli do të ja ulte dënimin në 6 vite.
Pasi ka vuajtur disa vite, gjykata e Fierit sot ka vendosur që Frroku të dalë nga burgu.
KOHA JONË SONDAZH

