Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-kryeministri: Beogradi me argatët e tij përgatit goditje politike “nukleare” për Kosovën!

Politikë E shtunë, 4 Korrik 2020 10:58
Ish-kryeministri: Beogradi me argatët e tij përgatit goditje politike “nukleare” për Kosovën!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sali Berisha

Pas publikimit të aktakuzës së pamiratuar nga gjykatësi, nga kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, dhe dështimit përfundimisht të projektit të zmadhimit të Serbisë në kurriz të territorit dhe ndarjes së Kosovës, burime të informuara njoftojnë se Beogradi po përpiqet me argatët e tij shqipfolës t’i japë Kosovës një goditje “nukleare” politike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Kjo goditje do të realizohet me anën e ligjit të Gjykatës Speciale, gjë që do ta damkoste Kosovën si një shtet zuzar dhe do ta bënte objekt ritorsionesh, izolimi dhe përçmimesh e sanksionesh të shumëllojta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në funksion të këtij skenari janë: deklaratat kundër Gjykatës Speciale dhe kërkesat e përsëritura publike të argatit in shef, Baton Stanishiq, për abrogimin e ligjit të saj, identifikimi i aktakuzës ndaj zotit Thaçi dhe zotit Veseli si aktakuzë ndaj UÇK dhe luftës çlirimtare të Kosovës dhe insistimi për tërheqjen nga bisedimet Kosovë – Serbi nga Prishtina me pretekstin se Kosova nuk mund të ulet në tavolinë të bisedimeve me hekura në duar etj.

Në funksion të realizimit të kësaj goditjeje ishte dhe vizita blic me antiplumb e urdhëruar nga Beogradi, e Zografit Bis në Prishtinë, qëllimi kryesor i së cilës ishte një dhe vetëm një: sulmi i egër stalinist ndaj Gjykatës Speciale dhe drejtësisë ndërkombëtare si simbol i shëmtuar i padrejtësisë mbi tokë, si një lloj monstre e epokës më të zeze komuniste.

Ky sulm u shpreh qartë nga vetë Rama me fjalët e tij “në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi e shekullit të 21 në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës pa te ijnelex juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Duke e cilësuar njollë turpi të shekullit të 21 dhe fletërrufe të kohës së revolucionit kinez, Zografi Bis kërkoi të nxisë dhe mbështesë me të gjithë mundësinë që ka, nismën për abrogimin e Gjykatës Speciale, kësaj atavizme të sistemit totalitar komunist.

Po për nxitjen e abrogimit të Gjykatës Speciale, për të ndezur më tej emocionet, Zografi Bis bëri gjithçka që aktakuzat e fundit të Gjykatës së Hagës t’i paraqesë si një sulm direkt ndaj UÇK dhe luftës së saj të drejtë e çlirimtare, ndërkohë që ato nuk janë absolutisht të tilla.

Ato janë akuza për individë të veçantë, të cilat, sipas ambasadorit Clint Williamson nuk kanë të bëjnë as me periudhën e luftës, por lidhen vetëm me vepra të dyshuara se janë kryer pas çlirimit të Kosovës, pra pas futjes së trupave të NATO-s aty.

Kështu, në panagjerikën e tij hipokrite, Zografi Bis shprehet se: qe kur kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem, po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Dhe vazhdon më poshtë: “…Por jam e do të jem deri fund në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për të shprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Millosheviçit duke e mbyllur me gjak, nder e lavdi, një histori padrejtësie historike në zemër të Europës. Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë, nderim udhëheqësve të Luftës Çlirimtare.”

Miq, ky patos për luftën dhe heronjtë e të rënët e saj nuk do merrej si hipokrizi e në funksion të një qëllimi makabër të nxitjes së shkrirjes së Gjykatës Speciale, sikur njeriu që shkruan këto radhë të mos ishte tradhtari që i vendoste në gjoks, Çelësin e artë të kryeqytetit të vendit, këngëtarit famëzi të masakrave të serbëve në Kosovë, Bregoviç.

Këto fjalë nuk do të tingëllonin si thirrje për anulimin e Gjykatës Speciale sikur autori i tyre të mos kishte bërë gjithçka në mbështetje të projektit të zmadhimit të Serbisë në kurriz të territorit të Kosovës dhe ndarjes së saj.

Këto fjalë do të jehonin si një melodi atdhetare, sikur autori i tyre të mos ishte njeriu që ndezi për llogari të Beogradit, luftën e ftohtë midis Tiranës dhe Prishtinës dhe që përdori të gjitha llojet e fyerjeve publike ndaj çdo udhëheqësi politik të popullit të Kosovës për shkak se ata refuzonin përpjekjet e tij për Serbinë e Madhe.

Këto rreshta për luftëtarët dhe luftën mund të të kujtonin ndonjë nacionalist folklorik e kandid dhe jo si një thirrje antikombëtare për zhdukjen e Gjykatës Speciale vetëm e vetëm që Kosova e lirë dhe demokratike të damkosej për llogari të Beogradit si një shtet zuzar për të cilin parimi “pacta sund servanda” nuk ekziston.

Këto fjalë edhe mund të mos vlerësoheshin si frymëzim për qëllime të liga sikur autori i tyre të mos ishte njeriu që ka firmosur me urdhër të padronit, traktatin famëzi të Novi Sadit dhe zhdukjen e Kosovës nga harta si shtet i pavarur.

Miq, së fundi, këto fjalë nuk do të merreshin si të shtira sikur vet autori i tyre t’i kishte shqipëruar qoftë dhe gjysmën e tyre kur u thirr tre herë në Hagë, ish-kryeministri Haradinaj, dhe siç dihet herën e tretë u thirr nga Gjykata Speciale edhe pasi ai nga Gjykata Ndërkombëtare e OKB në Hagë kishte fituar pafajësinë si në Gjykatën e Faktit, ashtu dhe atë të Apelit.

Po rikujtoj këtu se rastin e thirrjes së z. Haradinaj herën e tretë në Hagë, Zografi Bis u shpreh: “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistë të UÇK janë një sfidë e re e çdonjerit prej të thirrurve … për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre”.

Kështu, thirrjen për të tretën herë të ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, ai nuk e lidhi as me lavdinë e UÇK dhe as me luftën e saj, madje “harroi” të ishte në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë në dorë.

Madje në këtë rast thirrja nga Gjykata nuk ishte një “njollë turpi në historinë e drejtësisë ndërkombëtare” as dhe “një fletërrufe kineze” etj.
Pra, kemi të bëjmë me dy qëndrime të ndryshme dhe të pakrahasueshme.

Pse ky qëndrim dyfytyrësh dhe pse ky standart i dyfishtë?

Kjo sepse në rastin e akuzës kundër zotit Thaçi, Gjykata Speciale duhet zhdukur sepse hodhi në erë projektin e Serbisë së Madhe, flamurin e zi së të cilës e mbante Miladini shqipfolës me Zografin Bis dhe argati in chef.

Kurse, në rastin e thirrjes për herë të tretë të zotit Haradinaj, Gjykata Speciale nuk bëri një turp ndërkombëtar sepse ai bllokoi me taksën 100% marrëveshjen për ndarjen e Kosovës.

Duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe këto përpjekje të dështuara të Beogradit dhe argatëve të tij shqipfolës, shpreh bindjen se ish-luftëtarët e UÇK do të dinë, sikundër deri sot, të provojnë me dinjitet pafajësinë e tyre dhe trojka faqezezë e shqipfolësve albanofobë, do të përfundojë aty ku e kanë vendin tradhtarët e kombit shqiptar.

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 10 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 12 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.