Ish-kryetarja e KQZ, Lefterije Luzi vlerësohet me çmimin ndërkombëtar

Ish-kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi vlerësohet me çmimin ndërkombëtar, “Recognation for autstanding achievement. Citizens Engagment Award”.

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi (LLESHI) mori pjesë në Simpoziumin e 13-të Ndërkombëtar për Çështjet Zgjedhore, që u zhvillua në Maputo të Mozambikut, në datat 5-6 dhjetor 2015.

lefterie-luzi2

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Parlamentare (ICPS), në bashkëpunim me Komisioni Zgjedhor i Mozambikut dhe bëri së bashku zyrtarë të lartë zgjedhore nga vende të ndryshme të botës, kishte  në fokus shkëmbimin e eksperiencave të tyre mbi proceset zgjedhore dhe administrimin zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

lefterie-luzi3

Simpoziumi i 13-të Ndërkombëtar i Çështjeve zgjedhore, u pasua nga Ceremonia Ndërkombëtare e Ndarje së Çmimeve Zgjedhore në mbrëmjen e 6 dhjetorit e organizuar nga ICPS ( Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Parlamentare), duke nderuar arritjet e tyre, iniciativat dhe përkushtimin për demokracinë. Ish-kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi u vlerësua me çmimin “Recognation for autstanding achievement. Citizens Engagment Award”,  për arritje në punën e bërë në përfshirjen e të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?