Ish-ministri i PS: Cakaj, model i gabuar në diplomaci

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj lajmëroi para disa ditësh shkarkime në disa ambasada dhe misione diplomatike jashtë vendit, me argumentin se: “Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive”

Por në studion e “Top Talk”, Arben Malaj theksoi se ndryshimet në trupën diplomatike sea herë që ka rrotacione në drejtimin e Ministrisë së Jashtme, është një nga pikat më të dobta që Shqipëria ka.

“Është një nga pikat e dobëta që ne kemi. Rrotacionet politike, apo edhe ato brenda partive. Sepse edhe ministri i ri tenton që të bëjë ndryshime bazuar në preferenca, apo edhe në ndere personale”, tha Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse po krijohet një stereotip i ri i Ministrit të Jashtëm me Gent Cakajn si ministër, Malaj u përgjigj: “Besoj se jo, dhe sikur të quhet model i ri do të jetë i gabuar”.
Tepër i ashpër është treguar ish-deputeti Arben Malaj, në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë për Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet herë me njërin lider dhe herë me liderin tjetër të Kosovës, por duhet që të lehtësojnë kompromisin brenda klasës politike kosovare

“Shqipëria ka shumë përgjegjësi për Kosovën. Politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet pro Thaçit e kundër Hajradinajt dhe anasjelltas. Ne duhet ta thellojmë këtë. Duhet të jemi një hap më pas, bashkë me partnerët strategjik ta lehtësojmë kompromisin brenda klasës politike kosovare”, tha ai.

Më tej Malaj shtoi se politika e jashtme e Shqipërisë për Kosovën të shikojë edhe sugjerime konkrete.

“A duhet që Kosova, për disa asete ekonomike të veprojë si Gjermania pas luftës që e la industrinë e luftës në dorë të Bashkimit Evropian. Duke e kthyer nga Industria e Luftës, në Industrinë e paqes. A mund t’i kthejmë ne këto asete përkohësisht në një menaxhim ndërkombëtar dhe ti heqim nga asetet e grindjes, që Serbia ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ballkanik të jetë më i mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?