Ish-ministri i PS-së, Sherifi: Shtet leshi, më keq se në 1913

Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS-së, shprehet për situatën politike në vend. Ai thotë se vendi është më keq se në vitin 1913, vit kur Shqipërinë e drejtonte Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Nga ana tjetër, ai shprehet se me këtë kod zgjedhor, nuk krijon premisa për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

”Lidhja për Drejtësi e Progres nuk regjistrohet për zgjedhjet vendore, sepse Kodi Zgjedhor nuk krijon premisa për zgjedhje të lira e demokratike. Me këtë kod që ndryshimet do i bëhen, në 28 nëntor 2019, diskriminohen partitë e reja, të cilave zëvendës ambasadorja e SHBA u bën thirrje të regjistrohen”,-thotë Elmazi.

Deklarata e plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhja për Drejtësi e Progres nuk regjistrohet për zgjedhjet vendore, sepse Kodi Zgjedhor nuk krijon premisa për zgjedhje të lira e demokratike. Me këtë kod që ndryshimet do i bëhen, në 28 nëntor 2019, diskriminohen partitë e reja, të cilave zëvendës ambasadorja e SHBA u bën thirrje të regjistrohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të duket sikur jemi në 1913-n, kur Shqipërinë e drejtonte Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Atë kohë edhe kryeministrin Ismail Qemali e vuri në bankën e të akuzuarve gjenerali Dr Veer, e u detyrua të jepte dorëheqjen e të largohej nga politika dhe Shqipëria. Në asnjë vend demokratik nuk mund të ndërhyhet në drejtimin e shtetit, si po bën kjo zv. ambasadore amerikane në Tiranë. Obama, kur humbi Hillary Clinton zgjedhjet për president, i la edhe përgjegjësinë e ndërhyrjes në vendet arabe, të cilat kanë ikur për “lesh”!

Nuk jam adoleshent në politikë. Para se të themeloja Lidhjen për Drejtësi e Progres si shkollë politike që promovon shtetin social të së Drejtës, kam qenë, themelues i PS, sekretar i saj për politikat zgjedhore e burimet njerëzore, bashkëkryetar për Reformën zgjedhore më 2003-shin, kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ministër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?