Ish-ministri sulmon Ramën: Mban yjet e Fidel Kastos në xhaketë. Po kthen komunizmin
Ish-mimistri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka akuzur kreun e qeverisë Edi Rama për përhapje të frymës komuniste në vend.
Në një postim në Facebook Demiraj thotë se Shqipëria është kapur sërish nga komunizmi.
Postimi i Demiraj në Facebook:
Te nderuar miq!
Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.
Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.
Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkeret dhe simbolet traumatizuese te rregjimit.
Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”.
Dhjetera mijera shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetem pse donin lirine dhe ishin properendimore, nderkohe ambasadoret e shteteve perendimore heshtin.
DD. Washington DC.
KOHA JONË SONDAZH

