Ish-zv/ministrja e Ramës: Rama vendos vetë dhe nuk pyet as kryesi, asnjë!

Ish-zëvendësministrja Irena Beqiraj ka folur për mediat dhe ndër të tjera ajo pyetjes se “Çfarë shikoni ju si rrezik kur u kërkoni socialistëve të zgjohen?”, ajo u përgjigj se gjithçka e bën Edi Rama dhe nuk pyet asnjeri.

Ja se ç’thotë ajo:

“Krizat politike që godasin kaq shpesh demokracinë tonë, janë tregues i qartë i rënies së besimit dhe ndikimit që partitë politike të të dy kaheve kanë në popull. Kjo është arsyeja që i detyron të gjitha partitë të flasin pa pushim për mbështetjen masive popullore. A keni vënë re sesi në kërkim të besimit të humbur kërkojnë të afirmohen me madhësinë e protestave apo edhe antimitingjeve që organizojnë pavarësisht mesazhit që japin? A e keni venë re se si kulti i individit ka dobësuar dhe ulur besimin te partitë në shoqëri? Kryetarët edhe një grusht i vogël njerëzish rreth tyre janë kthyer në solistët që “këndojnë“ të vetëm. Sa më shumë kohë kalon, grupet parlamentare dhe forumet më të larta partiake po kthehen në organizma amorfë pa debat e pa ide, pa zgjedhje e pa zgjidhje. Tregues kokëfortë e i dhimbshëm i kësaj të fundit është argumenti që trajneri zgjedh skuadrën. Trajneri (Kryeministri) e zgjedh skuadrën kjo është e vërtetë, por jo pa rënë më parë dakord me Klubin (pra me Kryesinë.) Pritja me ankth para kamerave e gjithë atyre burrave dhe grave, edhe anëtarë kryesie, për vendimmarrjen se kush do të jetë pjesë e skuadrës, nuk i ngjan aspak një përzgjedhjeje të diskutuar, të debatuar në Kryesinë e Partisë, me gjithë të drejtën që ka përsëri KM për të marrë vendimin e fundit. Këto qasje në mendimin tim i shqetësojnë socialistët. Trashëgimia që lë në shoqëri dhe demokraci një formacion politik është me më vlerë se pushteti, i cili sado i gjatë të jetë e ka një datë skadence”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?