Ja si përgjigjet Beci fjalimit të Berishës në Shkodër

Benet Beci i përgjigjet Berishës që ishte në Shkodër. Beci ka gjetur një mënyrë eloukente, pa sharja e akuza.

Ja se ç’shkruan Beci pas mitingut të Berishës: “Nuk ka nevojë për fjalë, as për recitime. Na duhet punë, vetëm punë. Projekte të mira, njerëz të aftë, energji dhe vullnet për ta kthyer Shkodrën në bashkinë e parë në vend për thithjen e donatorëve dhe kthimin e saj në perlën e rajonit!”-përfundon Beci.

Berisha sot në Shkodër tha duke iu drejtuar Becit: “Kandidimi yt për Edi Ramën, njeriun që ka përqëndruar pushtetet në duart e tij është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim. Nga do të dalësh ti? Benet, edhe njëherë të them se ke bërë gabimin e jetës tënde”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?