FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jo arrogancë!”

I mirënjohuri, Bujar Kapaexhiu, nuk ka munguar që ta “analizojë” me anë të karikaturës së tij të radhës në “Mapo”, fjalimin e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dy ditë më parë në parlament nëpërmjet të cilit goditi arrogancën e Edi Ramës, si dhe u bëri thirrje socialistëve që të rikthehen në shtratin tradicional të parimeve të tyre.

Ky fjalim u komentua nga shumë analistë, edhe si një zgjim brenda Partisë Socialiste për të shpëtuar këtë forcë politike, nga uzurpimi që i ka bërë asaj klani i “Rilidjes”. Në këtë karikaturë shfaqet Ditmir Bushati duke sharruar dorën e Edi Ramës, të cilën e përdor si një grusht jo vetëm kundër opozitës, por kujtdo që mendon ndryshe nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?