FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kadastra, Rama: Jo vetëm do të mbyllen sportelet, por do të eliminohen të gjitha zonat ndarëse

Në prezantimin e drejtueses së re të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Kryeministri i vendit ka njoftuar se tani e tutje ky institucion nuk do të funksionojë më me sportele apo zona ndarëse.

Sipas Kryeministrit këto masa do e çojnë punën e insitucionit në një fazë të re bashkëpunimi dhe do përmirësohet dhënia e shërbimit ndaj qytetarëve

“Do të kemi një ndryshim në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Thuajse një dekadë pas drejtimit të procesit të transformimit në këtë fushë, edhe pse mos të harrojmë që ky proces ka nisur me institucione të ndara, nga njëra anë hipoteka dhe nga ana tjetër ALUIZN-i. Në këtë rrugë është bërë një reformë integruese e të dyjave, megjithatë bëhet thuajse një dekadë dhe pa asnjë diskutim rezultatet janë të dukshme dhe të prekshme, krahasimi me pikënisjen është absolutisht si dita me natën. Por, sot është koha për një shtysë të re dhe për të hyrë në një fazë me një ritëm tjetër, të gjithë procesit i cili në fund duhet të garantojë stabilitet të plotë të pronës, të marrëdhënies mes qytetarëve dhe shtetit në aspektin e pronës. Sot, kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Dhe proceset teknologjike na kanë dhënë mundësinë të shërbejmë për qytetarët pa radha dhe ata ta kërkojnë shërbimin online“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?