Kandidimi për Shkodrën, Benet Beci: Duhet aftësi për t’i marrë fondet dhe unë e kam

Benet Beci thotë se kandidimi për qytetin e lindjes në Shkodër, ishte një destinacion i tij prej kohësh. Ai tha se po çon atje eksperiencën e tij ekonomike nga projekte të mëdha në vend.

”Mua në fakt kandidimi për Shkodrën, ka qenë një destinacion i imi prej kohësh. E gjithë rruga ime ka qenë mësim i eksperiencës për të ardhur në vendin e origjinës. Gjëja më e rëndësishme është se unë vij nga një eksperiencë nga projektet e mia ndër më të mëdha në vend. Të qenurit shkodran është një status. Kur di not edhe mund të notosh dhe nuk quhet se i hyn me këmbë nëse di not. Unë çoj atje eksperiencën time ekonomike për Shkodrën”,-tha i ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit” te Ylli Rakipi.

Po ashtu Beci, tha se pika e tij e fortë në këtë garë është aftësia për të marrë fonde. ”Duhet aftësi për t’i marrë fondet. Nuk t’i jep fondet njeri nëse nuk je argumentues. Mos mendoni se i merr çdokush. Të marrësh fondet e BE-së duhet të punosh shumë”,-tha kandidati i PS-së për Shkodrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, ish-deputeti Beci tha se kur flitet për qeverisjen e Shkodrës duhet të shmangen diskutimet politike. ”Në Shkodër problemi ekonomik, i menaxhimit të qytetit, për ta ndërtuar pa u fshehur pas diskutimeve politike, është jetik. Nëse e mendoni kështu, po e shihni si 30 vjet më parë”,-tha Benet Beci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?