Kapet Filip Shtjefni rrëmbyesi i një gruaje
Një person nga Lezha që kishte rrëmbyer dhe mbajtur me dhunë një grua katër vjet më parë, u arrestua. Ai quhet Filip Shtjefni dhe ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e kishte dënuar me dy vjet burg me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë të një gruaje me emrin Eglantina Metolli.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2016. Dosja e tij iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Më 20 qershor 2017, Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga dy vjet burg secilin, Filip Shtjefnin, 50 vjeçarin nga Gramshi i Lezhës dhe të dashurën e tij Lula Marku, 48 vjeçare nga Lezha, për heqje të paligjshme të lirisë dhe dëmtime të tjera me dashje ndaj një vajze 24-vjeçare.
Shkak i dënimit të tyre është bërë arratisja nga dritarja e Eglantina Metollit, vajzës që ata të dy e mbanin mbyllur në një lokal të marrë me qera në rrugën e Shtrausit në Lezhë për ta detyruar të ushtronte prostitucion në favor të tyre. Por, vajza pas arratistjes, ka tentuar të vrasë edhe veten, ç’ka bëri që çifti të përfundonte pas hekurave.
Në gjyq, Shtjefni nuk i ka pranuar akuzat dhe ka deklaruar se vajza kishte ardhur me dëshirën e vet nga Turqia për të punuar në Lezhë dhe e vetmja dhunë që ka ushtruar ndaj saj ka qënë një shpullë që i ka dhënë sepse nuk i shërbeu mirë një klienti. “Nuk mund të dënohesh me burg për një shpullë,” ka pretenduar ai.
Toni Montana i krijonte lidhjet me vajzat nga Facebooku, duke i joshur dhe një prej viktimave ishte edhe vajza korçare Metolli, e cila e kuptoi mashtrimin dhe nuk pranoi të prostituohej.Pas arratisjes nga lokali, vajza ka shkuar tek një kushurira e saj në Tiranë dhe është hedhur nga kati i dytë i apartamentit me synimin që të vriste veten.
Pasi është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ka dalë jashtë rrezikut për jetën, policia e ka marrë në pyetje pse ka dashur të vrasë veten dhe është zbuluar kësisoj gjithë drama e saj. Pas kësaj, Filip Shtjefni dhe Lula Marku janë arrestuar.
KOHA JONË SONDAZH

