Këlliçi vizitë në selinë e KMSH për Fitër Bajram: Krenar për gjurmët në shërbim të qytetit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vizituar selinë e Komunitetit Mysliman, me rastin e Fiter Bajramit.

Këlliçi tha se Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni z.Dorian Demetja, i dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Ndër të tjera Këlliçi theksoi se ishte emocion veçantë që mes këtyre personaliteteve kishte edhe emra të familjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Bajram i veçantë sot!
Një befasi e këndshme gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, m’u rezervua sot nga Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni, z.Dorian Demetja, i cili më dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Është emocion i fortë kur sheh se një hapësirë të madhe ndër 100 personalitetet e historisë dhe kulturës në këtë shekull, e zë familja ime, paraardhësit, siç është Mytesim Këlliçi, ish-Myfti i Tiranës – Durrësit–Kavajës, si dhe ish Senator dhe drejtues i Kongresit të Lushnjes për një periudhë kohe.

Krenar për këto gjurmë që janë vendosur herët, në shërbim të njerëzve, qytetit dhe vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?