Kërcënon Presidenti Thaçi: Sillni emrin e kryeministrit, ndryshe…!

Në Kosovë ende nuk ka qeveri të re. Albin Kurti dhe VV ende nuk kanë dërguar zyrtarisht emrin e kryeministrit për Kosovën. Arsyeja duket politike pasi ende Albin Kurti nuk po gjen zgjidhje me LDK.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejt të bëhet propozimi për emrin e kandidatit për kryeministër.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.

Në Kosovë u zhvilluan zgjedhje demokratike dhe nuk pati reagime si në Shqipëri, por krijimi i qeverisë po merr me sa duket doza shqiptare nga Rilindja.

Durimi presidencial po merr fund në Prishtinë dhe ka të drejtë, sepse kryetari i shtetit të një vendi ka përgjegjsi kushtetuese ndaj qytetarëve, ndonëse politika mund të vonojë për hir të kulisave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?