Kërkon lirimin nga burgu, shqyrtohet sot rekursi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë

Sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet rekursi i ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon të lirohet nga qelia.

Pak ditë më parë, Ilir Meta kërkoi në Gjykatën e lartë që t’i hiqej masa e sigurisë arrest me burg.

Gjyqtarët e caktuar për çështjen janë Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e Metës, por edhe të Monika Kryemadhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?