FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli Kombëtar, ikën nga mbledhja Ilir Kondi: Më trajtuan në mënyrë të paprecedentë

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ka nisur me incidente. Ilir Kondi ka braktisur mbledhjen, pasi siç u shpreh ai ishte trajtuar në një mënyrë të paprecedentë vetëm sepse kishte kërkuar që të arrihej kuorumi i nevojshëm.

Për mediat Kondi tha se ishte paraqitur në mbledhje për të bërë detyrën e tij si i zgjedhur i demokratëve. Ai shtoi se kjo nuk ishte një mbledhje e Këshillit, por një takim tubim.

“Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting, pasi kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Lulzim Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?