FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kjo është gjyqtarja që vendosi për Sajmir Tahirin

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda që vendosi të caktojë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri është Liljana Baku.

Që në fillim, ajo ka gjykuar gjatë hetimeve paraprake çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Baku është gjyqtarja që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo la në burg edhe biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë një shumë e konsiderueshme eurosh dhe pasaportat detare të Tahirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Baku ka pasur në gjykim edhe çështjen e Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i Habilajve dhe i ekstraduar në janar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ajo ka refuzuar lirimin kundrejt garancisë pasurore të Orest Sotës, por ky i fundit e fitoi lirinë në Apel, ashtu sikurse edhe Tahiri rikthimin e pasaportës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liljana Baku ka pasur edhe çështje të tjera të bujshme te Krimet e Rënda. Kujtojmë se Liljana Baku pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ushtrimin e kontrollit në banesën e Tahirit, në një kohë që prokuroret ishin përballë Kuvendit për autorizimin që do t’u lejonte arrestimin e Tahirit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?