Klajda Gjosha: Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për një numër alarmant të larguarish

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se plaga më e madhe që po kalon vendi është largimi i rinisë dhe shtresës së mesme.

Përmes një postimin në Facebook, Gjosha rendit rendit edhe probleme të tjera thelbësore që po sjellin rritjen e madhe të të ikurve nga vendi si: shkatërrimi i sistemit arsimor dhe barra e taksave për ata që punojnë më shumë.

Por ky vit i ri ka filluar me Countdown dhe se ndryshimi po vjen“, shprehet Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë në Facebook
Të gjitha raportet për Shqipërinë flasin për një numër alarmant të larguarish nga vendi, ku mes tyre mbizotëron rinia dhe shtresa e mesme!
Shkaterrimi i sistemit arsimor, barra e taksave për ata që punojnë më shumë dhe jo për ata që fitojnë më shumë, ku 23% e taksave në vend paguhen nga shtresa e mesme, premtimet e pambajtura dhe injektimi i humbjes së shpresës, janë sot plagët më të mëdha në vend!
Detyra jonë është të punojmë me vizion dhe strategji me njerëzit dhe për njerëzit! Ndryshimi po vjen! Ky vit i ri ka filluar me Countdown! #mosehumbshpresën

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?