Klesivs Balliu sulmon Bashën: Është në panik nuk është i qetë, prandaj nuk del në studio për debate
Ish deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar hakmarrje të kreut të PD, Lulzim Basha ndaj të rinjve që mbështesin ‘Foltoren’ e ish kryeministrit Sali Berisha, teksa ka komentuar se Basha nuk është I qetë dhe prandaj ai nuk merr pjese nëpër studio të bëj debate.
Gjithashtu Balliu u shpreh kush ka mendim ndryshe nga Basha, ky i fundit hakmerret dhe të largon. Sipas tij Lulzim Basha është në panik dhe po bën presion të rinjve që shkojnë në foltoren e Berishës.
“Nëse ke mendim ndryshe nga Luli ai hakmerret e të heq. Ky mbeti kryetar pa parti. Nuk është e rastësishme që informacionet që mori Basha është se të dielën do ketë shumë pjesëmarrje të rinjve në foltoren. Ndaj kërkon të bëjë presion.
Këllici nuk ka bërë dalje publike duke sulmuar Bashën. Ngaqë sheh që rinia po shkon drejt foltores, vendimet vijnë prej panikut që ndodhet Basha”, u shpreh Balliu.

KOHA JONË SONDAZH

