Klevis Balliu: Jam dhunuar nga policia

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu do të dalë të enjten në gjykatë për masën e sigurisë me akuzat për “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, akuza të cilat Balliu nuk i ka pranuar.

Përveç arrestimit të paprecedentë të një zyrtari të lartë të opozitës, Klevis Balliu hedh akuza për një skandal tjetër. Ai akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit të tij. Menjëherë pasi ka mbërritur në komisariatin nr.6, ish deputeti ka kërkuar ekspertë mjeko-ligjorë për të konstatuar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pas kqyrjes së trupit, ekspertët mjeko ligjore përpiluan një raport i cili më pas iu përcoll prokurorisë dhe do t’i paraqitet paraqitet gjykatës.

Ndërkohë, një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari konfirmoi dje për mediat se Balliu është dhunuar nga forcat e policisë gjatë shoqërimit të tij në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klevis Balliu u arrestua një ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zonë. Ish-deputeti Klevis Balliu u përplas me efektivët blu kur ata filluan të shoqëronin banorët, dhe pas kësaj u shoqërua prej tyre me furgonin e policisë në komisariatin numër 6.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?