Klevis Balliu me dy gishta në Gjykatë, fiton lirinë

Po zhvillohet seanca gjyqësore për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë të Unazës së Re. Siç duket nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb” ish-deputeti demokrat është paraqitur i qetë para palës gjykuese ku edhe nuk ka ngurruar të bëjë simbolin demokrat, atë të dy gishtave.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar “detyrim paraqitje” për ish-deputetin Balliu dhe ‘arrest me burg’ për 3 të ndaluarit e tjerë. Klevis Balliu akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’ dhe për ‘Prishje të qetësisë publike’. Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka mohuar akuzat ndaj tij. Klevis Balliu akuzoi efektivet për dhunë fizike gjatë shoqërimit të tij.

Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klevis Balliu flet në seancë: Duan të na burgosin që të mos jemi në 11 maj

Swiss Digital Mobile Reklama

Klevis Balliu ka folur gjatë seancës gjyqësore ndaj tij, në Gjykatën e Tiranës, pas ndalimit nga policia.

Duke folur në sallë, Balliu është shprehur se, kërkojnë që të burgosin atë dhe të tjerët që të mos jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të të shtunës 11 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?