Koalicioni opozitar, Kryemadhi: Flamur i shpresës për shqiptarët

Marrëveshja mes opozitës së bashkuar është flamuri i shpresës për shqiptarët, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas firmosjes së koalicionit opozitar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët e djathtë.

Pas partive të tjera aleate, edhe LSI është takuar me përfaqësues të PD për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar. Në takim Monika Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili, Luan Rama, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Kryemadhi ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Votime kanë bërë gjithë diktatorët”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqiptarët duhet të jenë të garantuar që të zgjedhin atë që duan.

Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët për të rinjtë e të rejat dhe për të gjithe ata që duan të ndertojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Ky është një koalicion përballë një shteti të kapur.

Edi Rama është telekomanda e krimit të organizuar”, tha kryetarja e LSI.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/599847923830818/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?