Konventa e LSI. Ilir Meta: LSI forcë stabilizuese, paqtuese dhe vizionare

Ajo çka ishte shqetsim në selinë rozë e ku rrinte me “veshë në krah” PD-ja, sot mori përgjigje. Lulzim Basha e tha të enjten tek Fevziu se nuk ka koalicion parazgjedhor me LSI, por në selinë rozë nuk e dinin akoma nëse Meta do krijonte Pol të Tretë apo do rifutet me Ramën. Por sot u sqarua. Pra Rama-Meta prapë në zgjedhje të vitit 2017 do jenë bashkë. Nuk dihet për pikat e Marrëveshjes së Re, por mendohet se do të gjendet kompromisi.

Kreu i LSI Ilir Meta ka folur në Konventën e LSI. Pasi vlerësoi zgjedhjet brenda partisë, Meta tha se LSI ka dhënë kontributin e saj të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Ai më tej tha se LSI ka qenë besnike në çdo koalicion. Njëkohësisht Meta tha se koalicioni me PS do të vijojë edhe pas 2017.

“Kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndalimin e armëve kimike, për miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi… Kemi qenë besnik në koalicionet e bëra, ashtu si dhe me PS. Politikat e njëanëshme krijojnë konflikte të panevojshme jo vetëm brenda koalicionit, por dhe në grupet e interesit. Besoj se koalicioni jonë ka ende rrugë për të bërë”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

unnamed-5

Swiss Digital Mobile Reklama

unnamed-9

Kreu i LSI Ilir Meta është shprehur në Konventën e kësaj partie se koalicioni qeverisës ka akoma potencial të lartë të pashfrytëzuar. Arritjet nuk kanë vend për vetëkënaqësi tha Meta. “Koalicioni ynë ka akoma potencial të lartë po të pashfrytëzuar ende për të krijuar energji dhe dinamik të lartë për përballimin e sfidave zhvillimore. Janë shënuar mjaft arritje po në asnjë rast nuk ka vend për vetëkënaqësi”, tha z. Meta.

Njëkohësisht dhe kryetar i Kuvendit, Meta shprehur angazhimin e tij për zbatimin me përgjegjshmëri maksimale të ligjit të dekriminalizimit. “Angazhohem për të realizuar me përgjegjshmëri maksimale të gjitha detyrimet që vijnë nga ligji i dekriminalizimit, me qëllim që ai jo vetëm të zbatohet po as të mos i shkojë mendj dikujt me probleme serioze që të hyjë e përfaqësojë qytetarët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë dhe çdo institucion publik. Nuk mund të hyjnë më kontrabandë individë të tillë me rekorde kriminale. Kemi detyrim që në Kuvend të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja, të mos çojmë deputetë që kërkojnë tendera, bëjnë presion e shantazhe ndaj qeverisë dhe minsitrave, që shesin mandate deputetësh. Kuvendi i ardhshëm pavarësisht nga përbërja politike të jetë një Kuvend që të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta.

Nën moton “Një shans për të gjithë”, LSI ka mbledhur Konventën ku shpalos programin e saj. Meta tha se forca që lidh LSI me qytetarët është transparenca dhe llogaridhënia përballë qytetarëve.

“Teksa flas për optimizmin ka shumë shqiptare jashtë kësaj salle, dhe brenda saj që nuk ia dalin dot të mbyllin muajin, kanë vështriësi të mbajnë fëmijët në shkollë dhe të plotësojnë nevojat e përditshme bazike për familjet e tyre. Jemi këtu që të kërkojmë një rrugë zgjidhje te potencialet e panumërta të Shqipërisë dhe shqiptarëve që politika nuk i ka shfrytëzuar. Shurdhësia dhe indiferenca janë ushqimi kryesor i pesimizmit, dhe arsyeja kryesore që ky vend nuk është aty ku duhet të ishte. Ne do kërkojmë atë që të gjithë e pranojmë, nëj shans për të gjithë për të ndryshuar veten, për tu dëgjuar e përfshirë për jnë Shqipëri më të begatë”, tha Meta.

Kjo është LSI tha më tej lideri i kësaj partie, kritika dhe modestia janë forca “e madhe për të ecur përpara. LSI ka qënë është dhe do të jetë një parti që është diskutuar dhe debatuar me ide dhe çështje që na shqetësojnë”.

(VIDEO/Ndiqni fjalimet kryesor në Konventën e LSI)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=p1VfMbHGVxA&feature=em-lbcastemail” width=”560″ height=”315″]

unnamed

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/photos/pb.379694588710472.-2207520000.1480767813./1368577126488875/?type=3&theater

Nisi punimet Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i LSI-së,Ilir Meta mban një fjalë përshëndetëse

 Konventa Kombëtare e Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim është mbledhur sot në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për nisur procesin e zgjedhjeve të strukturave drejtuese të kësaj force politike.

unnamed-5

Përveç delegatëve të zgjedhur rreth një muaj më parë, drejtuesve të LSI-së në të gjitha nivelet, ministra, deputetë, anëtarë të Këshillave Bashkiakë, të pranishëm në këtë konventë ishin edhe të ftuar një sërë personalitetesh të jetës publike brenda dhe jashtë vendit.

Punimet e konventës janë ndjekur nga përfaqësues të shumtë të trupit diplomatik në Tiranë, deputetja e PS-së, znj. Valentina Leskaj, përfaqësuesi i PD-së, z. Tritan Shehu, Kryetari i PDIU, z. Shpëtim Idrizi, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi, Drejtor politik i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, z. Tarzan Milosevic, përfaqësuesi i SyrizA-s dhe anëtar i Parlamentit Grek, z. Janis Karaganis, Zv.Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputet i Forcës së Re Demokratike, z. Genc Imam Neku, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta falënderoi çdo anëtar të LSI-së, që me përgjegjësi dhe me angazhim aktiv, mori pjesë në procesin zgjedhor e një muaji më parë për të kontribuar për një model më cilësor për politikën tonë, që të ketë impakt për shëndetin demokratik të të gjithë shoqërisë.

“Unë besoj se procesi i zgjedhjeve në LSI, së bashku me proceset e tjera të cilat do diskutohen dhe do të vendosen në këtë Konventë, si ndryshimi i statutit dhe miratimi i platformës politike, do të kenë një impakt të fortë sot dhe sidomos për të ardhmen. Qëllimi ynë në këtë Konventë midis të tjerash është që të LSI të forcojë parime të tilla themelore për partitë e shëndetshme politike si kolegjialiteti, llogaridhënia dhe transparenca”, – tha z. Meta, ndërsa theksoi se transparenca dhe llogaridhënia përpara qytetarëve në radhë të parë, është rruga që forcon lidhjet me ta, që konsolidon profilin politik të LSI-së dhe rrit besimin e qytetarëve te politika.

“LSI dhe kjo Konventë, janë vendi ku sfidat shikohen në sy, ku edhe gabimet e bëra shikohen në sy, pasi vetëm duke korrigjuar vazhdimisht vetveten mund të korrigjosh dhe ke të drejtë të korrigjosh edhe gabimet e të tjerëve.

Kjo është dhe do të jetë LSI-ja, ku vetëkritika dhe modestia janë forca jonë më e madhe për të ecur përpara. LSI ka qenë, është dhe do të jetë, një parti ku gjithmonë është diskutuar dhe debatuar mbi idetë dhe çështjet që na shqetësojnë. Në LSI besohet fort se zgjidhjet e problemeve bëhen më të lehta, ku secili ka zërin e tij në vendimmarrje. Unë jam i bindur dhe koha ka treguar se shoqëria, pavarësisht nga stadi në të cilin ndodhet, zhvillohet vetëm nga gara e vizioneve optimiste. Një pesimist shikon vështirësi në çdo oportunitet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi”, – theksoi Kryetari i LSI-së. Meta u shpreh se optimistët janë gjeneratorët e mundësive të reja, të mundësive të pashfrytëzuara më parë.

unnamed-8

“Ndaj dhe ne, si forcë politike, përveç të tjerave kemi detyrë dhe përgjegjësi kombëtare, të mbajmë të ndezur flakën e optimizmit, të shpresës dhe të shanseve për çdo shqiptar. Flakën e shpresës sidomos për të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë, që ëndrrat e tyre t’i bëjnë realitet këtu. Politika është arti i të mundshmes, ndaj ne si LSI kemi bërë dhe bëjmë gjithmonë premtime në dukje modeste dhe të pabujshme. Në fjalorin tonë politik janë të papranueshme shprehjet e mëdha, premtimet e parealizueshme. Ne parapëlqejmë thjeshtësinë e fjalës dhe duam që për ne të flasë puna. Sepse puna është në filozofinë tonë politike kriteri që garanton zhvillim dhe na çon përpara hap pas hapi sado e përpjetë të jetë trajektorja që duhet përshkruar. Dhe ky është një tjetër sekret që qëndron pas rritjes së numrave të votave, të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Sepse ata i besojnë më shumë punës se sa fjalëve tona”, – nënvizoi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, z. Ilir Meta tha se në gjithë këto vite të ekzistencës së saj, LSI ka qenë një barrikadë e fortë ndaj konfliktualitetit, që mbjell prapambetje, varfëri dhe armiqësi e ndasi mes shqiptarëve.

“Ndaj politika jonë ka qenë dhe mbetet, mirëkuptimi, bashkëpunimi, dialogu dhe konsensusi. Ne jemi këtu që të kërkojmë një rrugë zgjimi te potencialet e pafundme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat politika nuk ia shfrytëzuar dhe nuk ia dëgjuar si duhet. Shurdhësia dhe indiferenca, janë ushqimi kryesorë i pesimizmit dhe ndoshta arsyeja kryesore që ky vend nuk është aty ku duhet të ishte. Por ne po kërkojmë atë që me heshtje të gjithë e pranojmë kudo, në shtëpi, në shkollë, në kafene, në ambientet e punës, në shoqëri, një shans për të gjithë për të ndryshuar veten, për t’u dëgjuar e për t’u përfshirë për një jetë më të mirë dhe për një Shqipëri më të begatë”, – shtoi z. Meta.

Kryetari i LSI-së theksoi se koalicioni qeverisës ka akoma potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende, për të krijuar një sinergji dhe dinamikë më të lartë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe përballimin e sfidave zhvillimore.

Ndërkaq, z. Meta u zotua se do të angazhohet për të realizuar me përgjegjshmëri maksimale të gjitha detyrimet që vijnë nga ligji i dekriminalizimit me qëllim që, ai jo vetëm të zbatohet e të përsoset më tej, por as të mos u shkoj mendja dikujt me probleme serioze që të hyjë e të përfaqësojë qytetarët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në çdo institucion publik.

Gjitahshtu, në fjalën e tij Kryetari i LSI-së tha se rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore duhet të adresohen më mënyrë urgjente, veçanërisht për të vendosur një standard të pakompromentueshëm të transparencës së financimit të partive, të pastërtisë ligjore të kandidatëve dhe të penalizmit të shitblerjes dhe tjetërsimit të votës.

unnamed-10

“Në kuadër të realizimit të një procesi zgjedhor në standardet më të larta demokratike evropiane, ne si LSI kemi këto propozime: Ndëshkime të rrepta penale për blerjen, shitjen, fotografimin e votës dhe të gjithë mekanizmave të ngjashëm me to; Transparencë të plotë në financimin e partive dhe penalitete të forta përjashtuese për ato parti dhe kandidatë që i shmangen kësaj transparence duke i dhënë përgjigje të qartë ligjore këtij shqetësimi tepër të thellë të shoqërisë shqiptare; Ne kemi propozuar dhe shpresojmë në konsensus për listat e hapura, si mënyra më e drejtë për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin jo vetëm midis partive, por edhe brenda partive kandidatët më të mirë dhe më të denjë”, – deklaroi z. Ilir Meta.

 

Fjala e plotë e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta

 Mblidhemi sot, vetëm pak javë pasi kurorëzuam të gjithë së bashku një proces demokratik, gjithëpërfshirës, konkurrues dhe transparent për zgjedhjen e delegateve të kësaj Konvente, por edhe të Kryetarit.

Dua të falënderoj çdo anëtar të LSI, që me përgjegjësi dhe me angazhim aktiv, mori pjesë në këtë proces për të kontribuar për një model më cilësor për politikën tonë, që të ketë impakt për shëndetin demokratik të të gjithë shoqërisë.

Një falënderim i veçantë shkon për dy kandidatët e nderuar, Profesor Shezai Rrokaj dhe deputetin Përparim Spahiu, për pjesëmarrjen dhe grintën që i dhanë këtij procesi, sidomos me larminë e propozimeve të tyre për një qeverisje më të mirë të vendit dhe për një LSI më të mirë, më vitale dhe më konkurruese.

Unë besoj se procesi i zgjedhjeve në LSI, së bashku me proceset e tjera të cilat do diskutohen dhe do të vendosen në këtë Konventë, si ndryshimi i statutit dhe miratimi i platformës politike, do të kenë një impakt të fortë sot dhe sidomos për të ardhmen.

Qëllimi ynë në këtë Konventë midis të tjerash është që të LSI të forcojë parime të tilla themelore për partitë e shëndetshme politike si kolegjialiteti, llogaridhënia dhe transparenca.

Transparenca dhe llogaridhënia përpara qytetarëve në radhë të parë, është rruga që na forcon lidhjet me ta, që na e konsolidon profilin tonë politik, që rrit besimin e qytetarëve te politika dhe i siguron ata se ajo nuk e ka humbur sensin e realitetit apo arsyen kryesore të ekzistencës së saj.

unnamed-1

Të dashur delegatë!

LSI dhe kjo Konventë, janë vendi ku sfidat shikohen në sy, ku edhe gabimet e bëra shikohen në sy, pasi vetëm duke korrigjuar vazhdimisht vetveten mund të korrigjosh dhe ke të drejtë të korrigjosh edhe gabimet e të tjerëve.

Kjo është dhe do të jetë LSI-ja, ku vetëkritika dhe modestia janë forca jonë më e madhe për të ecur përpara.

LSI ka qenë, është dhe do të jetë, një parti ku gjithmonë është diskutuar dhe debatuar mbi idetë dhe çështjet që na shqetësojnë.

Në LSI besohet fort se zgjidhjet e problemeve bëhen më të lehta, ku secili ka zërin e tij në vendimmarrje.

Unë jam i bindur dhe koha ka treguar se shoqëria, pavarësisht nga stadi në të cilin ndodhet, zhvillohet vetëm nga gara e vizioneve optimiste.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo oportunitet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Optimistët janë gjeneratorët e mundësive të reja, të mundësive të pashfrytëzuara më parë. Ndaj dhe ne, si forcë politike, përveç të tjerave kemi detyrë dhe përgjegjësi kombëtare, të mbajmë të ndezur flakën e optimizmit, të shpresës dhe të shanseve për çdo shqiptar. Flakën e shpresës sidomos për të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë, që ëndrrat e tyre t’i bëjnë realitet këtu.

Politika është arti i të mundshmes, ndaj ne si LSI kemi bërë dhe bëjmë gjithmonë premtime në dukje modeste dhe të pabujshme. Në fjalorin tonë politik janë të papranueshme shprehjet e mëdha, premtimet e parealizueshme.

Ne parapëlqejmë thjeshtësinë e fjalës dhe duam që për ne të flasë puna. Sepse puna është në filozofinë tonë politike kriteri që garanton zhvillim dhe na çon përpara hap pas hapi sado e përpjetë të jetë trajektorja që duhet përshkruar.

Dhe ky është një tjetër sekret që qëndron pas rritjes së numrave të votave, të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Sepse ata i besojnë më shumë punës se sa fjalëve tona.

Të dashur miq, vëllezër dhe motra!

unnamed-2

Në gjithë këto vite të ekzistencës tonë, LSI ka qenë një barrikadë e fortë ndaj konfliktualitetit. LSI-së, si forcë politike e përgjegjshme, i është dashur të bëj kompromise, por asnjëherë nuk ka bërë kompromise me konfliktualitetin.

Sepse konfliktualiteti mbjell prapambetje; mbjell varfëri; konfliktualiteti është humbje kohe dhe e energjisë së pashtershme; armiqësi dhe ndasi mes shqiptarëve, prandaj politika jonë ka qenë dhe mbetet, mirëkuptimi, bashkëpunimi, dialogu dhe konsensusi.

Unë e di se teksa flas për optimizmin ka shumë shqiptarë jashtë kësaj salle, madje jam i bindur edhe brenda saj, që nuk ia dalin dot të mbyllin muajin, që kanë vështirësi të mbajnë fëmijët në shkollë, që kanë vështirësi të plotësojnë nevojat e përditshme bazike për familjet e tyre, që ndoshta edhe nuk i kanë festuar dot siç duhet festat e 28-29 nëntorit dhe shohin me shqetësim edhe ardhjen e Krishtlindjeve dhe vitit të ri.

Ndaj ne jemi këtu që të kërkojmë një rrugë zgjimi te potencialet e pafundme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat politika nuk ia shfrytëzuar dhe nuk ia dëgjuar si duhet.

Shurdhësia dhe indiferenca, janë ushqimi kryesorë i pesimizmit dhe ndoshta arsyeja kryesore që ky vend nuk është aty ku duhet të ishte. Por ne po kërkojmë atë që me heshtje të gjithë e pranojmë kudo, në shtëpi, në shkollë, në kafene, në ambientet e punës, në shoqëri, një shans për të gjithë për të ndryshuar veten, për t’u dëgjuar e për t’u përfshirë për një jetë më të mirë dhe për një Shqipëri më të begatë.

Ne dëgjojmë me vëmendje dhe respektojmë çdo gjë dhe çdo zë konstruktiv ngado që vjen; nga biznesi, nga të rinjtë, nga profesorët, nga intelektualët, nga punëtorët, fermerët, të papunët, gjithmonë në të mirë të vendit dhe të çdo qytetari.

Ne dëgjojmë, reflektojmë, pranojmë gabimet dhe veprojmë!

Ne dëgjuam zërin e fasonëve dhe propozuam një paketë ndryshimesh për t’i lehtësuar ato. Ne dëgjuam zërin e biznesit të vogël dhe propozuam ndryshime për t’ia lehtësuar barrën fiskale atij. Ne dëgjuam zërin e maturantëve, propozuam ndryshime dhe po e them që ndihem i keqardhur që ato nuk u reflektuan siç duhet, por kjo sfidë është akoma e hapur.

Ne dëgjuam zërin e qytetarëve, që donin një reformë konsensuale në drejtësi dhe atë zë e kthyem në kredon e gjithë përpjekjeve tona për t’i dhënë legjitimitetin e duhur kësaj reforme vendimtare.

Ne dëgjuam zërin e shoqërisë civile në rastin e armëve kimike dhe arsyetuam sëbashku ndjeshmërinë e tyre.

Edhe për ligjin e mbetjeve, po dëgjojmë me vëmendje, kemi marrë takime të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e shoqërisë civile, dhe besojmë se duhet konsensus me shoqërinë civile dhe reflektimi i thellë për disa shqetësime shumë të drejta të saj.

unnamed-4

Të dashur miq!

Sot jemi këtu në këtë atmosferë kaq frymëzuese, jo vetëm për të prezantuar platformën tonë të ardhshme, lëvizjet dhe idetë tona politike për katër vitet që vijnë, si një parti progresiste, europianiste, por njëkohësisht edhe për të hedhur vështrimin pas.

Ne i kemi parë dhe i shohim vendimet tona për koalicione si një përgjegjësi shumë e madhe, para vendit, qytetarëve dhe natyrisht para anëtarësisë. Ne i kemi qëndruar besnikërisht koalicionit me PS duke qenë bashkëpunues, të hapur, moderuar, konsensual, të drejtë dhe të ndershëm në fjalët dhe veprimet tona; duke pasur si busull interesat, të drejtat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të këtij vendi, me një orientim të qartë dhe të palëkundur evropian.

Por duhet të ketë një përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin. Për të mësuar nga njëri-tjetri. Për të respektuar njëri-tjetrin dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët. Pasi aktet ose politikat e njëanshme, të nxituara prodhojnë tensione të panevojshme, jo thjesht brenda koalicionit, por edhe me grupet e interesit.

Unë vlerësoj se koalicioni ynë ka akoma potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende, për të krijuar një sinergji dhe dinamikë më të lartë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe përballimin e sfidave zhvillimore.

Janë shënuar padyshim mjaft arritje, por për mendimin tonë, në asnjë rast nuk ka vend për vetëkënaqësi.

Nga marrëveshja rrjedh edhe detyrimi i konsensualitetit për formulimin dhe zbatimin e politikave qeverisëse, parim që në të ardhmen duhet respektuar dhe forcuar më shumë.

Të dashur delegatë!

Nga Konventa jonë e fundit katër vjet më parë, zhvillime dhe teste mjaft të rëndësishme kemi kaluar. Kemi kaluar me mjaft sukses zgjedhjet e qershorit të vitit 2013 dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që i dhatë vendimit të LSI-së për të mbyllur në mënyrë dinjitoze marrëveshjen katërvjeçare me Partinë Demokratike, për të kaluar në opozitë dhe për të hapur një faqe të re dhe mbi të gjitha për të realizuar një mënyrë të veçantë një rotacion demokratik dhe paqësor, që bëri të mundur edhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Gjithashtu, dua t’ju falënderoj edhe për arritjet dhe sukseset në zgjedhjet vendore të vitit 2015, të cilat erdhën pas realizimit të një reforme madhore, asaj administrative-territoriale.

Një reformë që na fton për të treguar përgjegjësi maksimale për thellimin e mirëqeverisjes dhe njëkohësisht për realizimin e reformës së decentralizimit, duke i shërbyer më mirë qytetarëve, duke u çuar më pranë shërbimet publike, duke qenë promotor të zhvillimit ekonomik të bashkive, duke menaxhuar më me efikasitet burimet financiare, dhe duke realizuar investime që u shërbejnë përmirësimit së jetës së qytetarëve.

Dhe diçka tjetër, duke u kujtuar të gjithë kryetarëve të bashkive sot, se një nga arsyet e kësaj reforme madhore për t’i dhënë fund atij copëtimi absurd dhe feudal të pushtetit vendor, ishte menaxhimi më i mirë i mbetjeve në vend. Një proces që ende nuk ka filluar dhe që është një nga shqetësimet kryesore të shoqërisë civile lidhur me ligjin për importin e mbetjeve.

Duke përmendur zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015, dhe duke lënë pas rezultatet mjaft pozitive dhe trendet rritëse të LSI-së, dua të ndalem në një çështje mjaft të rëndësishme, jo thjesht në rezultatin që do të arrijmë ne në zgjedhjet që do të vijnë, por në standardin e zgjedhjeve që do të vijnë. Për arsye sepse zgjedhjet edhe në vitin 2013 edhe në vitin 2015, përveç arritjeve, kishin disa mangësi serioze që duhen adresuar urgjent përmes reformës zgjedhore.

Sepse shqiptarët nuk meritojnë vetëm të votojnë, por mbi të gjitha meritojnë të zgjedhin. Dhe ky duhet të jetë thelbi i kësaj reforme.

Sepse u ndeshëm pas zgjedhjeve të vitit 2013 si asnjëherë më parë, por jo për herë të parë me një fenomen mjaft problematik, me atë të dhunës në Kuvend, i cili nxiti me të drejtë një proces që i mori vendit mjaft energji dhe që shtyu shumë reformat e tjera të rëndësishme në kohë përfshirë edhe reformën në drejtësi, siç është procesi i dekriminalizimit.

unnamed-5

Ndaj në këtë Konventë, si kryetar i zgjedhur i LSI angazhohem bashkë me ju për të realizuar me përgjegjshmëri maksimale të gjitha detyrimet që vijnë nga ligji i dekriminalizimit me qëllim që, ai jo vetëm të zbatohet e të përsoset më tej, por as të mos u shkoj mendja dikujt me probleme serioze që të hyjë e të përfaqësojë qytetarët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në çdo institucion publik.

Nuk mund të hyjnë më kontrabandë individë të tillë me rekorde kriminale. Dhe jo vetëm kaq, ky nuk është ndonjë sukses i madh, kemi detyrim që në Kuvendin e Shqipërisë të çojmë sa më shumë intelektualë, kemi detyrim që në Kuvendin e Shqipërisë të çojmë sa më shumë të rinj dhe të reja.

Të mos çojmë në Kuvendin e Shqipërisë deputetë që kërkojnë tendera, që bëjnë presione dhe shantazhe ndaj qeverisë dhe ndaj ministrave, që shesin mandatet e tyre dhe të qytetarëve. Ky është një detyrim i LSI-së dhe shpresojmë që kështu të sillen të gjithë forcat politike në mënyrë që Kuvendi i ardhshëm, pavarësisht nga përbërja politike, të jetë një Kuvend që të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe të mos bëhet më objekt diskutimi dhe demonizimi në Parlamentin Evropian dhe të gjithë institucionet evropiane.

unnamed-5

Për këtë qëllim dua të falënderoj OSBE-ODIHR për rekomandimet që ka bërë për zgjedhjet e vitit 2013 dhe të vitit 2015 dhe që me rekomandimet e qarta ka shtruar rrugën për realizimin e zgjedhjeve me standardet më të mira demokratike dhe të besueshmërisë së procesit.

Rekomandimet e OSBE-ODIHR duhet të adresohen më mënyrë urgjente, veçanërisht për të vendosur një standard të pakompromentueshëm të transparencës së financimit të partive, të pastërtisë ligjore të kandidatëve dhe të penalizmit të shitblerjes dhe tjetërsimit të votës.

Në kuadër të realizimit të një procesi zgjedhor në standardet më të larta demokratike evropiane, ne si LSI kemi këto propozime:

  1. Ndëshkime të rrepta penale për blerjen, shitjen, fotografimin e votës dhe të gjithë mekanizmave të ngjashëm me to.
  2. Transparencë të plotë në financimin e partive dhe penalitete të forta përjashtuese për ato parti dhe kandidatë që i shmangen kësaj transparence duke i dhënë përgjigje të qartë ligjore këtij shqetësimi tepër të thellë të shoqërisë shqiptare.
  3. Ne kemi propozuar dhe shpresojmë në konsensus për listat e hapura, si mënyra më e drejtë për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin jo vetëm midis partive, por edhe brenda partive kandidatët më të mirë dhe më të denjë.

Se kjo është rruga e duhur për një përfaqësim më cilësor të sovranit, por edhe për të rritur llogaridhënien përpara qytetarëve dhe mbi të gjitha për të forcuar parlamentarizmin në vend.

Po kështu, ne mbetemi të angazhuar për realizimin e votimit për bashkatdhetarët tanë në emigracion që sjell në mënyrë të padiskutueshme edhe rritjen e përgjegjësive dhe përkujdesjes së çdo qeverie dhe të shtetit në tërësi ndaj tyre.

LSI është e gatshme dhe shumë shpejt do të paraqesë të gjitha amendamentet ligjore në këtë drejtim. Sepse ne jemi për një Shqipëri pozitive, një Shqipëri që u jep shanse të gjithëve. Sepse ne jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi ynë për një Shqipëri evropiane do të vazhdojë të jetë i vështirë, edhe i lodhshëm dhe për fat të keq, shpeshherë edhe viktimë e luftës dhe e retorikës politike.

Por nuk mund kurrsesi të mohoj që në këto tre vite kemi bërë një progres të rëndësishëm në disa aspekte shtet-formuese, duke qenë sot me të drejtë jo vetëm një vend kandidat për anëtarësimin në BE, por edhe një hap larg nga hapja zyrtarisht e negociatave.

Ne jemi krenarë për kontributin tonë substancial gjatë këtyre 12 viteve në dobi të një politike të jashtme me orientim të artë euro-atlantik, të një politike në radhë të parë të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit rajonal.

Jemi krenar për kontributin tonë në NATO dhe do të vazhdojmë të nxisim përshpejtimin cilësor të integrimit evropian, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonit përmes rritjes së bashkëpunimit me vendet fqinje.

Ne angazhohemi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit tonë strategjik me SHBA, dhe u shprehim nga kjo Konventë mirënjohjen miqve tanë amerikan për mbështetjen e tyre të pakursyer.

Ne besojmë në një partneritet transatlantik të fortë e të shëndetshëm, me një Europë të plotësuar dhe me një NATO të fortë dhe efikase.

LSI është kundër çdo retorike apo alternative nacionaliste, populiste dhe zjarrndezëse në rajonin tonë.

Këtë linjë politike do të vazhdojmë ta konsolidojmë edhe në të ardhmen, të bindur se vetëm një rajon i hapur demokratik e pa barriera që respekton fqinjin, pakicat, që toleron të ndryshimet dhe diversitetin, garanton prosperitetin dhe progresin social, stabilitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët tanë.

unnamed-7

E ardhmja e përbashkët e gjithë vendeve të rajonit është vetëm në Bashkimin Europian.

Ndaj ne mbështesim avancimin e të gjithë fqinjëve tanë në këtë rrugë.

Ne përshëndesim vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi në gjirin e aleancës sonë.

Ne mbështesim avancimin edhe pse të vështirë të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë duke inkurajuar angazhimin konstruktiv të gjithë aktorëve politik, si në Prishtinë, edhe në Beograd për të ecur më shpejt në këtë drejtim duke mirëpritur marrëveshjen e fundit e arritur për Kodin Telefonik, ne inkurajojmë që të përshpejtohet puna për zbatimin e të gjithë marrëveshjeve të tjera të dakordësuara më parë.

Ne kemi qenë gjithmonë, mbështetës dhe të angazhuar, për marrëdhënie më të hapura, më bashkëpunuese me Serbinë, të bindur se heqja e barrierave dhe lënia pas e paragjykimeve të së kaluarës, hap mundësi të reja për shkëmbime tregtare, ekonomike, kulturore dhe përmirëson në mënyrë rrënjësore imazhin e gjithë rajonit tonë përballë botës së qytetëruar.

Me Kosovën marrëdhëniet tona të shkëlqyera vëllazërore janë ngritur në një nivel më cilësor bashkëpunimi institucional në interes të konsolidimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, në dobi të perspektivës evropiane të saj.

Ne besojmë se liberalizimi pa vonesë i regjimit të vizave të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen, është një e drejtë që ata e meritonin prej kohësh.

Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe aderimin e saj në të gjithë organizmat rajonal dhe ndërkombëtar.

Duke vlerësuar marrëdhëniet me Maqedoninë dhe me faktorin shqiptar atje, ne mbështesim një Maqedoni të anëtarësuar në Bashkimin Europian, të anëtarësuar NATO dhe së bashku me Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.

Ndaj ne mezi presim, jo rezultatin e zgjedhjeve që do të zhvillohen pas një jave në Maqedoni, por standardet e zgjedhjeve atje, legjitimitetin e tyre dhe njohjen e këtyre zgjedhjeve nga gjithë forcat politike. Ndaj në këtë drejtim ne inkurajojmë të gjithë faktorin shqiptar në Maqedoni që të japë kontributin maksimal në mënyrë që kriza e zgjedhjeve në këtë vend të kapërcehet një herë e mirë dhe Maqedonia të hedhë një hap cilësorë përpara, se ky nuk është vetëm interesi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, por ky është interesi i të gjithë rajonit tonë.

LSI mbështet dhe mbron të drejtën kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve në respekt edhe të detyrimeve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ne i shohim shqiptarët kudo në rajon si faktorë të rëndësishëm për integrimin, për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit dhe si ura solide bashkëpunimi dhe miqësie me vendet ku ata jetojnë. Vizioni i përbashkët i të gjithë shqiptarëve dhe i kombit tonë në rajon është thelbësisht evropian.

LSI do të vazhdojë të kontribuojë për marrëdhënie të shkëlqyera të Shqipërisë me të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian; me Gjermaninë, Italinë, Francën, Austrinë, Holandën, Danimarkën, Suedinë, Spanjën dhe të gjithë vendet e tjera.

Pavarësisht se të gjithë shqiptarët janë mërzitur nga ‘Brexit’ ne do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe. Duke qenë të bindur se këto marrëdhënie solide, historike, gjithashtu janë një detyrim edhe për atë komunitet të jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe për interesat gjithashtu të mëdha që kanë të dyja vendet tona për të ardhmen.

unnamed

Por pavarësisht nga ky udhëtim i gjatë do të kthehem përsëri në rajon, sepse fuqia e Shqipërisë në gjithë politikën e jashtme ka qenë demonstrimi i vullnetit të saj të palëkundur për marrëdhënie të mira me fqinjët dhe për stabilitet rajonal. Ndaj e theksoj rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve strategjike me Greqinë, marrëdhënie që janë vitale për të dy vendet dhe popujt tanë, por edhe njëkohësisht për të gjithë rajonin tonë. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te përkrahja e Greqisë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian në realizimin e shumë reformave institucionale dhe në zhvillimin tonë ekonomik.

Do të vazhdojmë të kontribuojmë në favor të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dinamik dhe të hapur me Greqinë, duke u mbështetur jo vetëm në miqësinë e vjetër dhe shekullore mes dy popujve tanë, por edhe në miqësitë dhe lidhjet e pafundme njerëzore, familjare të krijuara në këto 26 vjet.

LSI beson se interesat strategjike të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Greqisë duhet të prevalojnë mbi çështjet dhe plagët e trashëguara nga e kaluara vetëm përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok në vijimësi. Ndaj, ne do të investohemi gjithmonë në adresimin objektiv të të gjithë shqetësimeve dhe pretendimeve, duke respektuar kërkesat e drejta e të bazuara në standardet evropiane të fqinjëve tanë grekë, por njëkohësisht duke nxitur dhe vazhduara rrugën tonë konstruktive për zgjidhjen e shqetësimeve tona si heqja e ligjit absurd të luftës dhe respektimit të të drejtave të popullsisë çame sipas të drejtës ndërkombëtare.

Por asnjë çështje e trashëguar nuk duhet dhe nuk mundet të cenojë këtë miqësi të ngushtë dhe këto interesa të panumërta që lidhin dy popujt tanë. Nuk duhet të shqetësojë asnjë prej 800 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë ende në Greqi. Nuk duhet të prishë qetësinë e asnjë qytetari të minoritetit tonë të shkëlqyer grek që jeton në Shqipëri dhe as nuk duhet të vërë në diskutim marrëdhëniet midis popujve tanë, të cilat i tejkalojnë marrëdhëniet politike, institucionale dhe shtetërore.

Vetëm aplikimi reciprok i standardeve evropiane në zgjidhjen e problemeve të pretenduara nga secila palë, duhet të na udhëheqë në rrugën tonë, jo vetëm për të zgjeruar bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe të shkëlqyer që kemi aktualisht, por njëkohësisht edhe për t’i bërë më të forta, më të shkëlqyera dhe më të ndritura marrëdhëniet midis vendeve tona, duke i zgjidhur njëherë e përgjithmonë si evropianë problemet e shkaktuara në të kaluarën.

Ndaj, çdo retorikë demonizuese nga Athina apo nga Tirana nuk i shërben marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe ne distancohemi nga çdo retorikë e tillë dhe shprehim vullnetin tonë për angazhim konstruktiv dhe evropian, dhe aspak ballkanik, të vjetër në këtë drejtim.

Të dashur miq!

Aprovimi i reformës në drejtësi ishte një përpjekje titanike e faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar dhe një meritë e të gjithëve. Ashtu sikurse zbatimi i plotë dhe i paanshëm është imperativë dhe domosdoshmëri për avancimin tonë drejt integrimit evropian. Mbështetja e kësaj reforme nga 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ishte një tregues i qartë se arritja e konsensusit maksimal për reforma me vlerë kombëtare është i realizueshëm edhe kur mund të duket si mision i pamundur.

Dhe ne jemi krenarë që morëm pjesë nga dita e parë e lançimit të idesë së asaj reforme e deri në mesnatën e 21-22 korrikut për të nxitur konsensusin dhe për ta realizuar atë, dhe për të patur reformë kushtetuese sipas standardeve të Venecias. Me kalimin e kohës do të harrohen shumë gjëra, por ajo që do të mbahet mend është se reforma e drejtësisë e miratuar me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne do të jemi gjithmonë krenarë për këtë rol të rëndësishëm që luajtëm, për stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e kësaj reforme.

Ne do të vazhdojmë të punojmë që paketa e ndryshimeve kushtetuese të hyjë në zbatim sa më parë që të jetë e mundur pavarësisht arritjes së këtij suksesi. Kjo reformë nuk mund të qëndrojë në letër dhe, ashtu sikurse jemi angazhuar në të kaluarën, ne do të bëjmë gjithçka që kjo reformë të vazhdojë përpara pa u ndalur në mënyrë kushtetuese, në mënyrë ligjore, në mënyrë demokratike. Sepse është një reformë që përcakton zhvillimin për 20-30 vitet e ardhme të Shqipërisë. Është një reformë që do të kthejë besimin e të rinjve dhe të rejave tek e ardhmja e Shqipërisë.

unnamed-4

Ndaj përgjegjësia kombëtare, qytetare duhet të prevalojë mbi atë partiake për të bërë përpjekje më të forta për zbatimin me unanimitet të kësaj reforme që të organizohet sistemi i drejtësisë sa më shpejt dhe të ketë transparencë dhe barazi për të gjithë, që siguria juridike të rritet për çdo qytetar dhe për çdo sipërmarrës në këtë vend; që frytet e reformës të preken nga të gjithë.

Ne jemi të bindur që ecuria me sukses e reformës në drejtësi së bashku edhe me reformat e tjera, me atë të dekriminalizimit, me ato që rrisin transparencën e partive të medias dhe njëkohësisht reformat që forcojnë luftën kundër korrupsionit, do të bëjnë të mundur rritjen e besimit tek e ardhmja e vendit dhe do të krijojnë një mjedis ekonomik shumë më të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Në këto tre vite kemi hedhur hapa të tjera solidë për fuqizimin e shtetit ligjor dhe formalizimin e ekonomisë. Kemi rikthyer besimin në financat publike dhe kemi rimëkëmbur sektorin energjetik nga një kolaps i mundshëm. Kemi shlyer borxhin e prapambetur ndaj sektorit privat dhe nga viti i ardhshëm për herë të parë pas kaq vitesh synojmë një ulje të borxhit publik.

Rritja ekonomike pritet të kalojë 3.5 % këtë vit nga 0.5 % në vitin 2013. Në shumë sektorë janë njohur arritje të prekshme, prodhimi bujqësor është gati dyfishuar. Sektori agro-turizmit po rigjallërohet, sikurse më shumë fermerë janë bërë pjesë e skemave të granteve dhe kredive të buta.

Ndërkohë, vihet re se shumë të rinj po përfaqësojnë arsimin profesional si një zgjedhje praktike për punësimin e tyre. Ndërsa, këto janë disa arritje apo disa nga shumë arritje të tjera që nuk mund t’i rendis këtu në nivelin makroekonomik e social, ajo që secili prej jush këtu, familjarët tuaj dhe qytetarët tanë presin më shumë prej nesh është si ta kthejmë politikën në një mjet të zhvillimit dhe jo të regresit. Si ta kthejmë politikën në platformë idesh dhe jo arenë konfliktesh personale. Si ta bëjmë politikën më humane dhe jo më arrogante.

Si ta bëjmë angazhimin politik frymëzim të rinisë dhe elitave intelektuale dhe jo strehë të kriminalitetit dhe antivlerës sociale. Si ta bëjmë politikën shërbëtore, transparente të interesave të publikut dhe jo instrument të interesave të ngushta okulte të grupeve të caktuara.

Në fund të fundit, politika duhet të jetë një shans për të gjithë për të ndryshuar vetveten, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të begatë për vendin dhe fëmijët tanë.

Ajo që kanë nevojë qytetarët tanë, është një shans për të gjithë për të jetuar me dinjitet me ndershmëri dhe kontribuar me dashuri këtu, në atdheun tonë për një nesërme më të mirë dhe jo një shans më shumë për të fituar një lotari amerikane apo kanadeze. Apo më keq akoma, një biletë avioni pa kthim, sepse kanë humbur shpresën që ky vend mund të bëhet.

Unë besoj se kemi detyrimin e pashlyer ndaj të rinjve tanë për t’iu dhënë një shans të gjithëve që të edukohen, arsimohen, të shpalosin talentin e tyre pavarësisht mundësive financiare të prindërve të tyre në mënyrë, që të rinjtë e Shqipërisë të arrijnë potencialet e tyre më të larta.

Ne nuk kemi luksin të shohim fëmijët e burrëruar që lënë shkollën për të punuar dhe siguruar bukën e gojës. Prandaj përmirësimi i arsimit parashkollor duhet të jetë një objektiv dhe aksion kombëtar në përmirësimin e ambienteve, infrastrukturës dhe uljes së kostove të tij. Duhet të jetë mundësi për çdo fëmijë pavarësisht mundësive të prindërve të tij. Kurrikulat e shkollave profesionale dhe universitare gjithashtu, duhet të kenë fleksibilitetin e përshtatjes me kërkesat më të mëdha të tregut cilësor të punës, në mënyrë që investimi i çdo individi në kualifikimin e tijtë përkthehet në një mundësi reale për punësim. Nga ana tjetër nuk mjafton që të kemi thjesht një rritje ekonomike 3, 4 apo më shumë përqind, e cila sërish është nën potencialin e një vendi në zhvillim si Shqipëria, nëse vetëm pjesa më fatlume e shoqërisë i gëzohet kësaj rritjeje.

unnamed-8

Prandaj duhet të angazhohemi nga kjo Konventë, për të luftuar pa kompromis varfërinë, pabarazinë, polarizimin dhe për të krijuar një shoqëri më solidare dhe përfshirëse ku të gjithë të kenë një shans për t’i dalë në jetë përmes politikave të përfshirjes sociale.

Aktualisht, kemi përpara një sfidë mjaft të madhe, kemi një keqkuptim të madh për të cilin përsëri përgjegjësinë e ka politika, tendenca dhe iluzioni i rremë për t’u pasuruar apo për të dalë nga varfëria në mënyrë të shpejtë mundësisht për një sezon mbjelljesh e korrjes vazhdon. Dhe kjo është mjaft shqetësuese.

Në asnjë rast varfëria e përhapur nuk mund të luftohet me kanabis, vendet e punës nuk hapen me kanabis. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis ndaj ne kemi detyrimin moral, njerëzor dhe zyrtar që t’i luftojmë këto fenomene me të gjithë forcën e shtetit. Me të gjitha mjetet e mundshme që kemi në dorë, sepse të gjithë duhet ta dimë se nëse mbjellim kanabis sot, nesër do të korrim krimin e organizuar në të gjithë institucionet e shtetit, që do të kthehet në një bumerang për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë.

Ndaj nuk është koha për të çuar në stratosferë konfliktin se kush e ka fajin. Kanabisi nuk është një fenomen i ri, por është një fenomen padiskutim mjaft shqetësues për të cilin duhet një konsensus i gjerë pozitë-opozitë dhe i gjithë shoqërisë për ta luftuar me sukses. Ndaj politika pa vonesë duhet të realizojë një pakt pozitë-opozitë, ashtu sikurse realizoi për reformën në drejtësi, për t’i dhënë fund këtij fenomeni që po dëmton imazhin ndërkombëtar të vendit për fat të keq gjithashtu.

Ndërkohë që më duhet të nënvizoj rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë midis Policisë, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ, por edhe pushtetit vendor për ta shndërruar në sukses të plotë luftën për çrrënjosjen e këtij fenomeni, jo vetëm nga toka jonë, por nga mendja e gjithsecilit.

Edhe në përpjekjet e formalizimit të ekonomisë, ne duhet t’u japin një shans të gjithëve për t’u formalizuar jo vetëm përmes masave ndëshkuese dhe gjobave, por njëkohësisht edhe përmes politikave të mençura të incentivave fiskale dhe të përkujdesjes së shtetit për ta bërë më pak të kushtueshme për qytetarët dhe bizneset të qenurin e tyre formal.

Kjo duhet të jetë dhe filozofia jonë në politikat fiskale sidomos me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat përbëjnë 95 % të bizneseve tona dhe sigurojnë mbi 84% të të punësuarve.

SME-të janë motori i ekonomisë sonë dhe ato kërkojnë një klimë më miqësore, një përkujdesje më të madhe me një paketë të qartë lehtësish fiskale dhe financim bankar me kosto më të ulët për të konkurruar dhe rritur biznesin e tyre në mënyrë që të hapim më shumë vende të reja pune; të kemi më shumë prodhim konsum e investim në ekonominë reale, më shumë të ardhura buxhetore dhe më shumë prosperitet për familjet tona.

Nga ana tjetër, duke vlerësuar progresin në përmirësimin e klimës së biznesit të demonstruar qartë dhe nga raporti i sivjetshëm “Doing Bussiness” të Bankës Botërore, ku Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm me rreth 32 vende në raport me një vit më parë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për të bërë, ndërkohë që jemi pas edhe shumë vendeve të tjera të rajonit. Akoma vendi ynë mbetet pas gjithashtu në raportin e vlerës së eksporteve në raport me produktin e përgjithshëm bruto.

unnamed-5

Sot kur Maqedonia fqinje ka krijuar katër zona të lira ekonomike dhe disa parqe industriale mbështetur në një regjim favorizues taksimi për disa vite dhe lehtësira të tjera subvencionuese ne akoma nuk kemi dhënë lejen për parkun e parë industrial.

Nuk e besoj se kemi nevojë për të shpikur një model tjetër dhe për të ikur shumë larg për të mësuar kur fqinjët tanë po e zbatojnë, pavarësisht vështirësive të tjera specifike që ata kanë, mjaft suksesshëm modelin e tyre edhe pse larg detit dhe porteve.

Domosdoshmëri mbetet gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës, veçanërisht lidhjet ndërkombëtare të vendit. Procesi i Berlinit dhe Samitit i Vjenës kanë përcaktuar një hap prioritar për këto lidhje në fushën e energjisë dhe të transportit. Realizimi i tyre duhet të shërbejë si zgjidhje prioritare për investimet publike por edhe për orientimin e tyre privat.

Gjithashtu bujqësia vërtet ka njohur zhvillim të prekshëm në vitet e fundit, por akoma buxhetojmë për të rreth 0.45 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto, ndërkohë që kontribuon për rreth 20 për qind të ekonomisë. Ne duhet t’i japim një shans të gjithë fermerëve të bëhen pjesë e skemave lehtësuese të granteve dhe kredive të buta për t’iu rikthyer punës më me forcë dhe më me gëzim në tokën e tyre. Për të punësuar të rinjtë tanë, pasi vetëm një bujqësi e modernizuar dhe një prodhim bujqësor konkurencial dhe me potencial të lartë eksportues, mund të rikthejë shpresën e të rinjve për një rigjallërim të zonave rurale dhe jo ç’popullim të tyre, siç ka ndodhur prej dy dekadash.

Turizmi mbetet akoma një potencial i fjetur për aq kohë sa kemi rritje të fluksit të turistëve, por që nuk përkthehet proporcionalisht në rritje të të ardhurave. Fatkeqësisht akoma nuk kemi krijuar sinergjinë e zhvillimit të turizmit me bujqësinë dhe agroturizmin, apo edhe me infrastrukturën si sektor mbështetës të tij. Nuk kemi ende, pas 26 vitesh, një resort modern që mund të tërheqë turizëm elitar me potencial të lartë të ardhurash dhe që mund të hapë vende të reja pune. Nuk duhet të pajtohemi me faktin se shumë projekte turistike kanë qenë në të kaluarën shanse të humbura për të thithur investitorë strategjikë në fushën e turizmit, siç ishte edhe para disa vitesh edhe një projekt potencial prej disa qindra milion euro për ndërtimin e portit të jahteve, projekt, i cili është realizuar prej disa vitesh në Tivar të Malit të Zi. Një shans pra tjetër i humbur dhe i pamerituar për vendin tonë, si shumë shanse të tjera. Kemi më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare në Adriatik dhe Jon, ku kalojnë me mijëra jahte dhe kroçera dhe ende nuk kemi një infrastrukturë të posaçme për t’u bërë destinacion mikpritës për to.

Nga ana tjetër, ne si LSI besojmë tek Partneriteti Publik-Privat, jo si zgjidhjen e çdo problemi që ka të bëjë me shërbimet apo me investimet publike, por si një shans për më shumë investime publike rentabël dhe eficiente si dhe shërbime më cilësore për qytetarët. Nuk mund të kemi Partneritet Publik-Privat të suksesshëm në rast se nuk kontribuon edhe sektori privat financiarisht apo në rast se risqet e këtij investimi nuk ndahen ndershmërisht mes qeverisë dhe sektorit privat. Kemi nevojë për më shumë planifikim strategjik, transparencë dhe ekspertizë për të draftuar marrëveshjet e Partneritetit Publik-Privat që tejkalojnë një apo disa mandate qeveritare dhe që janë në interesin më të mirë afatgjatë të qytetarëve dhe të ekonomisë. Ndaj LSI ka një platformë të qartë në këtë drejtim dhe ka marrë prej kohësh iniciativën ligjore në Parlament për të kontribuar në këtë sektor kaq delikat për financat publike dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Unë besoj se me politika të zgjuara të qeverisë dhe me një klimë biznesi akoma dhe më miqësore mund të krijojmë një shans për të gjithë qytetarët që kursimet e tyre të investohen në sektorë të ekonomisë, në investime publike e private, në bujqësi, turizëm, manifakturë, teknologji, shërbime, etj. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mbi 7 miliard euro depozita të qytetarëve tanë të injektohen në ekonominë vendase dhe jo të investohen nga bankat jashtë vendit, sepse ky kapital mund të krijojë shanse që të gjithë të kenë një punë më dinjitoze, të investojmë në shkolla dhe spitale në çdo cep të vendit, të ndërtojmë rrugë dhe aeroporte, fabrika dhe mundësi sa më të gjera për punësimin e të rinjve tanë.

Jam i sigurt se secili prej atyre mijëra qytetarëve që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane apo Kanadeze, ose atyre mijëra të tjerëve që kërkuan azil në Gjermani përpara 1 viti, i kanë bërë pyetjen vetes: Përse duam të largohemi? Shumica duhet të jenë përgjigjur: Për një jetë më të mirë, për veten dhe për familjen e tyre dhe akoma edhe më thjeshtë që fëmijët të mos rriten si ne, pra të rriten më mirë. Dhe kjo është një e drejtë mëse legjitime që askush nuk mundet t’ua mohojë. Ajo që ne sot duam është që të luftojmë së bashku me çdo qytetar të këtij vendi në mënyrë që ata t’i kenë mundësinë dhe shanset për një jetë më të mirë në vendin tonë të dashur, në Shqipëri.

unnamed-6

Ne besojmë tek potenciali i të rinjve tanë, të cilët shkëlqejnë jashtë me studime, në universitetet më prestigjioze të botës, por që fatkeqësisht kur kthehen në Atdhe, jo të gjithëve u jepet një shans për t’u futur në tregun e punës, për të kontribuar sipas meritës dhe profilit të tyre. LSI gjithmonë ua ka hapur dyert dhe u ka dhënë një shans të rinjve të edukuar në vend apo jashtë për t’u bërë pjesë e administratës apo angazhimeve publike të forcës sonë, sepse ne besojmë tek energjia dhe fuqia transformuese e të rinjve.

Kur zura vendin këtu në tribunë pashë Roni Telegrafin, të cilin nuk e njihja një vit më parë, por pata kënaqësinë ta njihja në një pritje të zhvilluar në Uashington me të rinj dhe intelektualë shqiptarë, të cilët kishin studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe punonin në institucione të ndryshme atje.

Ai më tërhoqi vëmendjen pasi edhe pse ishte integruar shumë mirë dhe kishte një punë shumë të mirë, kërkonte të kthehej në Atdhe. Dhe më tha se së bashku me bashkëshorten e tij, e cila ishte nga Kosova, donin të vinin në Shqipëri, por nuk dinin se si mund të vinin dhe njëkohësisht se si mund të integroheshin, pasi ishte shkëputur nga Shqipëria që fëmijë. Unë jam shumë i lumtur që Roni është sot këtu në këtë sallë, që Roni është i përfshirë në nivelet më të larta të administratës sonë dhe unë shpresoj që të ketë me qindra të tillë delegatë, në Konventën e katërt Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe po kështu në të gjithë forcat e tjera politike në vend, sepse është koha për t’i thënë ‘ndal’ fenomenit që dëmtoi më së shumti vendin tonë në këto 26 vjet, “Brain-Drain”. Është koha për të thënë: “Brain-Gain”.

Ne sot jemi pranë çdo maturanti që për shkak të sistemit aktual të përzgjedhjes në universitetet publike nuk mundi të vazhdojë studimet e larta në degën që dëshironte. Dikush mund të thotë se janë pak të tillë. Për ne, edhe një i ri i vetëm të jetë lënduar në mënyrë të padrejtë mjafton për të reflektuar, për të rivlerësuar dhe për të rishikuar çdo gjë, sepse të rinjtë dhe qytetarët e këtij vendi nuk janë statistika.

Sepse, çdo ëndërr e tyre duhet inkurajuar dhe nuk duhet plagosur, akoma më keq, të vritet. Ne u premtojmë atyre se do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar sistemin aktual dhe për t’u dhënë një shans të gjithëve për t’u bërë pjesë e një sistemi edhe më cilësor parauniversitar dhe universitar, i cili përgatit denjësisht gjeneratat e ardhshme për nevojat e tregut të punës dhe të ekonomisë së dijes.

Ne nuk mundet ta lëshojmë veten dhe të pranojmë përshkrimet e sponsorizuara se sistemi ynë arsimor nuk mund të rimëkëmbet nga shteti dhe se duhet t’i dorëzohet tregut privat. Absolutisht kjo është e papranueshme dhe ne do të bëjmë çdo gjë për rritjen e cilësisë së universitetit, atyre publike në mënyrë të veçantë.

Asnjëherë nuk është i mjaftueshëm investimi, përkushtimi, përdorimi i resurseve tona financiare për të arsimuar me standard dhe dinjitet brezat që do të dalin në jetë, në një kohë kur konkurrenca e dijeve dhe e specializimeve është gjithmonë e më e fortë edhe për shkak të globalizimit. Ne duhet të inkurajojmë studentët më të mirë për t’i kthyer në model të shoqërisë dhe të gjeneratës së tyre.

Ne duhet të inkurajojmë dhe t’u japim një shans të gjithë profesionistëve, intelektualëve, akademikëve, aktivistëve të shoqërisë civile që zëri i tyre të dëgjohet, që talenti dhe eksperienca e tyre të vlerësohet si një kontribut i paçmuar në ndërtimin e Shqipërisë moderne të Shekullit të XXI-të. Ne kemi nevojë për ata, nuk janë ata që kanë nevojë për ne.

Dhe me këtë rast dua t’ju tregoj një histori mjaft reflektuese për mua gjatë periudhës që po zhvilloheshin zgjedhjet brenda LSI-së. Pata kënaqësinë të takoja një profesor, i cili ishte zgjedhur dekan në një nga universitetet e Tiranës, profesor Luigjin që nuk e kisha takuar ndonjëherë më parë. Ishte një dëshirë e tij, ishte një kërkesë e tij.

Thashë: Patjetër, ta takoj, ta pres një profesor, një dekan, duhet të ketë ndonjë problem apo ndonjë shqetësim për fakultetin, apo çfarëdo qoftë. Ai kishte vetëm një shqetësim. Ai ishte një njeri që ishte zgjedhur vetë për shkak të reputacionit që kishte, për shkak të mbështetjes së kolegëve të tij, për shkak edhe të mbështetjes së studentëve të tij, me një eksperiencë të jashtëzakonshme në një fushë mjaft të rëndësishme. Dhe kur unë e pyeta se cila ishte arsyeja që ai donte të takohej me mua, ai më tha se arsyeja ishte se kishte dëshirë të kontribuonte. Dhe unë i thashë: Ne ku ta gjejmë që njerëz si ju, dekanë, profesorë të vijnë dhe të kontribuojnë.

Çfarë mund të bëjmë ne për ju? Unë, tha, thjesht dua të dëgjohem. Ndaj LSI duhet të jetë më e hapur se kurrë për të dëgjuar, për çdo ide dhe çdo mendim të ri, duke qenë e bindur se kohërat dhe zhvillimet e shpejta që përjetojmë kanë nevojë për sa më pak spektatorë dhe për sa më shumë pjesëmarrës dhe aktorë. Ndaj dera e LSI është e hapur për këdo që vendos të bëhet një aktor dhe vendimmarrës në këtë proces për t’iu përshtatur kësaj bote që ndryshon.

Dhe në këtë rast unë dua ta përshëndes edhe Profesor Luigjin dhe profesor Andonin, një tjetër dekan që janë në këtë sallë dhe uroj që në konventën tjetër të kemi akoma më shumë intelektualë profesor të cilët janë të realizuar në profesionin e tyre, në jetën e tyre dhe nuk vijnë te partitë as për të kërkuar ofiqe, as për të kërkuar tendera, as për të kërkuar punë por vijnë që të dëgjohen dhe këta janë njerëzit që nuk duhet të vijnë te ne, por jemi ne që duhet të shkojmë te ata si LSI, t’i ridëgjojë me durim, me përkushtim sepse ata na bëjnë nder ne dhe ata na japin mundësinë që të jemi ajo forcë politike që duan qytetarët tanë por dhe ajo forcë politike e aftë për të zgjidhur probleme me të cilën ndeshen shqiptarët sot. Vetëm në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të hapim, ta rinovojmë, ta modernizojmë LSI dhe ta bëjmë të aftë për të qenë në pararojë të ndryshimeve që kërkojnë shqiptarët.

unnamed-9

Një LSI ndryshe nga kjo që unë ju thashë nuk i duhet Shqipërisë sepse ka Shqipëria plot parti të tjera. Por edhe vetëm një LSI sado perfekte që të jetë në dëshirën e saj për të ndryshuar nuk i mjafton Shqipërisë dhe ne dëshirojmë që të gjithë forcat politike të jenë të hapura, të jenë demokratike, të jenë bashkëpunuese, sepse kjo është një e mirë për të gjithë Shqipërinë, është një e mirë për të gjithë shqiptarët që kërkojnë më shumë stabilitet, më shumë qetësi, më shumë humanizëm nga politika. Vetëm kështu çdo qytetar do mund të fitojë një shërbim më të mirë shëndetësor, çdo i moshuar do të meritojë një shërbim më të mirë social dhe çdo pensionist dhe një pension më dinjitoz në mirënjohje të kontributit të punës së tij.

Ashtu sikurse çdo grua do meritojë fuqizim ekonomik më të madh përtej domosdoshmërisë për barazi gjinore dhe çdo i papunë do të meritojë një përkrahje sociale më dinjitoze, një ndihmë ekonomike më bujare, një trajnim dhe kualifikim të përshtatshëm derisa të aftësohet për të gjetur një punë të denjë.

Të gjitha këto mbeten vetëm dëshira nëse të gjithë si klasë shoqërore nuk ndërgjegjësohemi për barrën e madhe të përgjegjësive që kemi për të krijuar Evropën tonë këtu përpara se qytetarët tanë ta gjejnë secili individualisht atje. Prandaj LSI-ja i fton të gjithë pa përjashtim të bëhemi pjesë e këtij projekti, për këtë zhvillim kombëtar, ku politika nuk konsiderohet mallkimi por është mjeti dhe mundësia e ndryshimit, jo thjesht në dorën e disave të privilegjuarve, por në dorën e secilit që kërkon një shans për të ndryshuar vendin e tij dhe për të përmirësuar jetën e familjes së tij.

LSI është krijuar si një shans i ri për politikën shqiptare, si një forcë garantuese për stabilitetin, kundër konfliktualitetit, pro konsensusit për çështjet më bazike të vendit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian dhe këtë mision nuk do ta përfundojmë derisa nuk do ti japim një shans të gjithëve, fëmijëve dhe adoleshentëve, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe të moshuarve, njerëzve të thjeshtë dhe të papunëve, të gjithëve pa dallim, që të japë secili kontributin e tij për familjen e tij dhe për familjen tonë të madhe, një Shqipëri të begatë dhe me prosperitet.

Qytetarët kanë parë dhe shohin te LSI një forcë politike e cila përqendrohet te çështjet më të mprehta të vendit por edhe njerëzore të familjeve shqiptare, te mirëqenia, te siguria, te mbrojtja e jetës, te shëndeti dhe shëndetësia, te arsimi dhe te gëzimi i të sotmes dhe besimi për të nesërmen.

Ne po krijojmë përditë e më shumë bindjen dhe kemi dhënë prova që gjithmonë e më shumë shqiptarë ta thonë me bindje dhe me besim se me LSI do të jenë gjithmonë më mirë. Sepse shquhemi si një forcë garantiste që jep besim dhe që mban fjalën e dhënë në të gjitha nivelet nga qytetari më i thjeshtë e më i skajshëm deri te marrëveshjet me aleatët tanë për një Shqipëri evropiane.

unnamed-7

Me LSI të gjithë do jenë më larg shpërfilljes, indiferencës dhe braktisjes. Më larg rrezikut të aventurave dhe konflikteve. Me LSI, më shumë paqe të brendshme sociale dhe politike, më shumë projekte ndërtimtare dhe begatuese do të ketë për qytetarët e këtij vendi. Sepse vetëm kështu ne do të krijojmë një shans për të gjithë.

Prandaj le ta vazhdojmë nga kjo konventë rrugëtimin tonë për ti shërbyer realizimit sa më shpejt të Shqipërisë evropiane duke e mbajtur një këmbë te frenat, pra te konflikti sipas z. Vasili dhe duke i dhënë gaz dialogut, bashkëpunimit, gjithëpërfshirjes, në jetën tonë politike dhe shoqërore. Dhe ne jemi të sigurt në këtë rrugë se do të gjejmë mirëkuptimin e të gjithë atyre që e shohin Shqipërinë pavarësisht nga dallimet e forcat politike, si shtëpinë tonë të përbashkët të të gjithë shqiptarëve.

Dhe ne kemi një garanci të jashtëzakonshme në këtë përpjekje për evropianizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ne kemi Lëvizjen Rinore për Integrim me të cilën krenohemi sepse është një organizatë e jashtëzakonshme e cila jo vetëm ndihmon të rinjtë të socializohen me njëri-tjetrin, por u jep besim në vetvete dhe u jep kurajo për të luftuar që zgjidhjen ta shohin në Shqipëri dhe asgjëkund tjetër.

unnamed-11

Përfaqësues të partive politike të Parlamentit Europian dhe rajonit përshëndesin punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së

 

Punimet e Konventës Kombëtare të LSI-së i përshëndetën edhe përfaqësues të partive politike të rajonit si edhe Kryetar i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian. Gianni Pittella, Kryetar i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian iu drejtua të pranishmëve në Konventë me një përshëndetje nëpërmjet një video-mesazhi.

Në fjalën e tij, z. Pittella theksoi se do të mbështes perspektivën evropiane të Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim duke vlerësuan kontributin e LSI-së në qeverisje.

“Të dashur shokë e shoqe! I dashur Ilir! Jam i lumtur që i drejtohem Konventës suaj, sepse ndjehem shumë afër Shqipërisë dhe familjes progresiste politike, pjesë të së cilës mund të më konsideroni edhe mua. Ju duhet të ndjeheni krenar që Shqipëria nën drejtimin e koalicionit progresist ka bërë progres të qëndrueshëm drejt çeljes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Unë do të insistoj pranë institucioneve evropiane për të theksuar nevojën e një kalendari për negociatat me Shqipërinë si mundësia më e mirë për të njohur përpjekjet tuaja. Suksesi i Shqipërisë do të jetë një sukses për tërë Bashkimin Europian sepse nevoja jonë për bashkëpunim rritet dita-ditës në drejtim të sigurisë dhe terrorizmit, në parandalimin e radikalizmit, në stabilizimin e Ballkanit, në menaxhimin e flukseve të refugjatëve që largohen prej luftës në Siri, – tha z. Pittella. – Suksesi i Shqipërisë është një sukses edhe për familjen tonë politike e cila është angazhuar në një reflektim të thellë për të rifreskuar mesazhin tonë pa vënë në pikëpyetje parimet tona; solidariteti, kapitali social, barazia sociale, sundimi i ligjit, mirëqeverisja, krijimi i vendeve cilësore të punës, rritja e qëndrueshme, një shoqëri gjithëpërfshirëse. Jemi duke kaluar momente jo të lehta për të qëndruar të palëkundur në idetë tona, por duhet të rikthehemi të bashkuar kundër populizmit. Urimet më të mira Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbarëvajtjen e Konventës Kombëtare dhe për zgjedhjen e kryetarit të saj. I dashur Ilir, të dashur shokë dhe shoqe! Të konsideroj Ilir, mikun tim të vjetër. Ndaj, shpresoj dhe jam i bindur se miqësia jonë do të zgjasë përgjithmonë”,- theksoi Kryetari i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Z. Gianni Pittella në fjalën e tij.

Edhe z. Tarzan Milošević, Drejtori Politik i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, i pranishëm në këtë aktivitet, mori fjalën duke vlerësuar Konventën e LSI-së si edhe duke shprehur falënderimin e tij për mbështetjen që z. Meta i dha Malit të Zi për anëtarësimin në NATO.

“E falënderoj Kryetarin Meta në emër të Partisë Demokratike të Socialistëve për përkrahjen që i dha Malit të Zi në anëtarësimin në NATO. Jam i befasuar në këtë konventë që shikoj se sa të rinj marrin pjesë dhe shikoj që partia juaj do të ketë të ardhme”, – tha z. Milošević.

Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse theksoi se LSI në rrugën e saj politike, jo vetëm që ka identitetin e saj, por është kthyer edhe në shpresë për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Dëshiroj sot t’ju them se u binda se LSI-ja në rrugën e saj politike tani jo vetëm që ka identitetin e saj, argumentet dhe njerëzit e saj, por është kthyer edhe në shpresë për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kolegëve të mi, që janë të shumtë sot, janë edhe aleanca e të rinjve, ju urojmë sukses në këtë Konventë dhe në rrugëtimin e mëtejshëm”, – tha z. Haradinaj.

unnamed-12

Përfaqësuesi i Syriza-s, z. Yannis Karagiannis, njëkohësisht anëtari i parlamentit grek, shprehu besimin për një bashkëpunim të së majtës përballë sfidave në të cilat ndodhet rajoni, por edhe Evropa.

“Në Greqi ne kemi një proverb që thotë: ‘Zoti dhe fqinji’. Për këtë arsye ne gjithmonë jemi përpara me fqinjët për të ecur dhe për të bashkëpunuar. Në rastin tonë, ky është vizioni jonë që ne kemi për bashkëpunimin me Shqipërinë”,- theksoi z. Karagiannis.

Ndërsa, Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu, i cili sapo ka marrë detyrën e re pas zgjedhjeve në shtetin fqinj, vlerësoi LSI-në dhe kryetarin e saj, z. Ilir Meta duke shprehur se duhet të vazhdojë bashkëpunimi i partive shqiptare në të mirë të shqiptarëve.

“Zhvillimet demokratike për ne shqiptarët po ecin në kahun pozitiv. Dy vitet e fundit po shfrytëzojmë mundësitë t’i bashkëngjitemi familjes europiane, jo me vlera materiale, por me vlera etike dhe demokratike. Të shfrytëzojmë shansin, t’i bashkëngjisim shoqërinë tonë Europës. Të ruajmë aleancën për integrimin, ky të jetë synimi ynë i përbashkët. Edhe i shqiptarëve në Malin e Zi edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen”, – tha Nënkryetari i Parlamentit të malit të Zi, z. Nimanbegu.

unnamed-21 unnamed-20 unnamed-19 unnamed-18 unnamed-17 unnamed-16 unnamed-15 unnamed-14 iii

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?