Koço Kokëdhima del hapur kundër Edi Ramës

Ditën e enjte ish-deputeti Koço Kokëdhima do jetë tek emisioni i Ylli Rakipit në News24. Siç duket nga titulli i emisionit të Rakipit “Kryengritja e Koço Kokëdhimës” botuesi-biznesmen-ish-deputet ka vendosur të fillojë sulmin ndaj Kryeministrit Rama. Këtë ai e ka bërë publike me një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, nga fjala që ka mbajtur gjatë takimit me socialistë në qytetin e Vlorës.

Ai nuk i kursen kritikat për klasën politike të cilës i referohet disa herë si “kasta” e këtyre 25 viteve. Kokëdhima thekson se qytetarët janë masivisht të zemëruar, të varfër dhe të pashpresë.

“Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Vlorës përsërita se kastat sunduese të këtij tranzicioni nuk përfaqësojnë njerëzit e thjeshtë. Vetëm një grusht politikanësh e biznesesh të lidhura me ta janë të lumtur në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët janë masivisht të zemëruar, të pashpresë, të varfër e të stresuar. Rinia dhe pjesa më e aftë e shoqërisë po e braktis vendin me shpejtësi të frikshme” shkruan Kokëdhima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por mësohet se ka filluar një hetim nga institucione të specializuara për pasurinë e ish-deputetit. Nuk dihet se deri ku po shkon Kokëdhima në këtë përplasje me ish-mikun e tij Edi Rama.

http://www.dailymotion.com/video/x54mjge_kokedhima-del-hapur-kunder-rames-nuk-perfaqesoni-popullin_news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?