Kodheli merr mbështetjen e Austrisë për hapjen e negociatave
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli vlerësoi marrëdhënien e Shqipërisë me partnerin e NATO-s Austrinë.
Në një konferencë për shtyp me homologun e saj austriak, Hans Peter Doskozil, Kodheli garantoi vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa fusha.
Mimi Kodheli: Vendet tona gëzojnë një marrëdhënie bashkëpunimi shumë të mirë që besoj se do të shkojë gjithnjë në rritje. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për të vijuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme, si integrimi europian, ekonomi, programe zhvillimi, administratë publike, shkenca, shoqëri civile pa lënë pas dorë atë ushtarake.
Ministri austriak i mbrojtjes u shpreh optimist për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE duke garantuar mbështetjen e Austrisë në këtë proces.
Hans Peter Doskozil: Austria e ka konstatuar që Shqipëria ka bërë më shumë sesa detyrat e shtëpisë. Mendoj se 2017 do të jetë një vit vendimtar. Në këtë çështje Austria do ti japë Shqipërisë mbështetjen e duhur.
Kreu i mbrojtjes së Austrisë vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë duke thënë se vendi ynë ka bërë më shumë se detyrat e shtëpisë.
KOHA JONË SONDAZH

