“Koha mbaroi z.Kryeministër”, Ruçi nuk kursen as Ramën (VIDEO)

Kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi që në betimin si kryetar, bëri me dije se do të vërë rregull në sallën e Kuvendit. Kjo tashmë është e qartë, por që edhe kryeministri Rama do të “binte pre” e rreptësisë së tij ishte diçka që nuk pritej.

Sot gjatë debateve për ligjin e minoriteteve, Rama ka zbritur në foltore për të replikuar me Vangjel Dulen. Replika, sipas rregullores, nuk duhet t’i kalojë 2 minuta. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, sapo kryeministri mbush 2 minuta nga fjala e tij bie zilja paralajmëruese dhe disa sekonda më pas dëgjohet zëri i Gramoz Ruçit që thotë “Koha mbaroi zoti Kryeministër”.

Kjo mund të jetë hera e parë që një kryeministri i ndërpritet fjala nga kryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e së njëjtës parti.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155218825081523/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?