Kokëdhima i vendosur: Zgjedhje pa opozitën nuk duhet të ndodhin
Koço Kokëdhima i pyetur nga syri në një intërvistë tha se “zgjedhje pa opozitën nuk duhet të ketë”.
“Nuk dua të bëj profetin por unë them që zgjedhje jo gjithë përfshirëse nuk duhet të bëhen. Kjo nuk është në të mirë të Shqipërisë. Kush bën zgjedhje që përçajnë Shqipërinë, bën dëme të mëdha ndaj Shqipërisë. Kur kërkojmë reformën zgjedhore, partia Zgjidhja i ka propozuar Partisë Socialiste dhe asaj të PD një komision me përfaqësues të të gjithë partive, por edhe profesorë që kanë mbaruar në perëndim. Komision që projekton reformën në formë gjithëpërfshirëse. Dhe ti themi Ramës nuk është vetëm Shqipëria që kërkon qeveri tranziotore. Zoti Rama nuk dëshiron të tërhiqet. Rama nuk e lë karrigen kollaj”-shtoi Kokëdhima.
KOHA JONË SONDAZH

