Kokëdhima: Tahiri nuk duhej futur në Kuvend. Rama i dinte kriminelët në PS

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima deklaroi sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk meritonte as të futej në Parlament dhe jo të emërohej anëtar i kabinetit qeveritar.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Kokëdhima tha se ai personalisht e kishte informuar Edi Ramën për gjithë problemet që kishte Tahiri me kanabisin dhe grupe të veçanta.

“Ja kam thënë Edi Ramës që të kishte kujdes me emërimet e disa personave me precedentë. Ja kam thënë më vete dhe në mbledhje partie. Por ai ishte i vetëdijshëm. Madje në mbledhjet e PS na i sillte si shembuj të suksesit në PS pikërisht këta emra që më pas u hoqën nga drejtësia”,- tha Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?