Komentet e demokratëve në facebook: Të shtunën duhet të marrim Selinë Blu me çdo kusht, ndryshe nuk shkojmë më pas Berishës

Sot pas deklaratave të egra mes Berishës dhe Bashës në rrjete sociale kanë shpërthyer komente të panumërta, ku mbi 90% e tyre janë me ish-kryeministrin Berisha.

Por nëse lexon komentet më vëmendje ata thonë se të shtunën duhet të marrim Selinë Blu me çdo kusht, ndryshe nuk shkojmë më pas Berishës.

Argumenti sipas tyre lidhet me faktin se mijëra demokratë jetojnë në varferi dhe nuk ka lekë që vijnë nga rrethet në Tiranë sa herë i kërkon PD-ja, prandaj shprehen se të shtunën duhet të marrim zyrat tona si demokratë dhe më pas të protestojmë te Rama që ti themi se po vijmë edhe te ti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj e shtuna do jetë një ditë e vështirë në oborrin e PD-së, sepse Basha ka blinduar dyert që të mos futet njeri në zyrat e selisë blu. Por edhe këto dyer të blinduara ka mjete hapëse… shkruajnë komentuesit demokratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?