FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet PD: Kandidatët tanë përfaqësojnë opozitën

Vijojnë përplasjet në distancë mes Komisionit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike të Lulzim Bashës. Pas takimit që Berisha mbajti në Sukth reagoi selia blu që u shpreh se kandidatët e prezantuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” nuk i përkasin PD-së, por LSI-së.

Pas kësaj deklarate reagoi Komisioni i Rithemelimit që shkruan se: “Askush nuk perfaqeson opozitwn me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!

Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar – per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!” – thuhet ndër të tjera në një deklaratë të Foltores.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?