FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioni i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD, Lulzim Basha u mbyll dyert (Pamjet)

Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë shkuar në selinë blu, ndërsa sot është afati i fundit i vendosur nga ata që kryetari Lulzim Basha të lirojë zyrën e tij.

Deputetët, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Tritan Shehu kanë provuar të hyjnë nga dera kryesore e selisë blu, por portat nuk janë hapur! Më pas anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, provuan të hyjnë nga dyert e pasme të selisë, por edhe ato ishin të mbyllura.

Kam ardhur për të hyrë në selinë e PD, ku jam deputet unë dhe zonjat e zotërinjtë prej vitesh, e jam anëtar i kësaj partie që në themelim”, u shpreh Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Lulzim Basha që prej mëngjesit ndodhet në zyrën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?