Komisioni i Rithemelimit të PD: Basha po ndërron brava e vendos dyer të blinduara, por s’e ndal dot vullnetin e demokratëve

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit të PD thotë se Lulzim Basha po ndërron bravat dhe po vendos dyer të blinduara në selinë blu.

5 janari është dita kur Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve. Ndërkohë në 8 janar është protesta e thirrur për forcimin e PD-së.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha në konferencën e fundvitit ka qetësuar demokratët se në 5 janar nuk do të ndodhë asgjë, e ndërsa theksoi se PD-ja është e përgatitur për të gjitha skenarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratë – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 anëtarë që firmosën shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike, në bunkerin e tij privat.
Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shembën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë bravë, hekur apo shul të mbaje peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë.
Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?