Komisioni i Sigurisë, Braho: Presidenti s’komunikon me letra
“Presidenti nuk komunikon me letra”, është kjo deklarata e Spartak Brahos në Komisionin Sigurisë. Braho u shpreh se rogat janë ende të ulëta por mënyra e komunikimit nuk është institucionale. Bujar Nishani ka dërguar një letër drejtuar kuvendit në të cilën thuhej se buxheti i ushtrisë është i pamjaftueshëm.
Ndërsa zëvendës ministri i mbrojtjes Petro Koçi u shpreh se nuk është mirë që presidenti ka qasje opozitare ndaj institucioneve të tjera. Ai shtoi më tej se deri më tani rroga e presidentit nuk është rritur te buxheti i mbrojtjes, por meqë ai është komandant i forcave të armatosura do t’i llogaritet tani e tutje.
Deputeti i opozitës Flamur Noka u shpreh se Nishani ka shprehur shqetësim të ligjshëm, sipas tij president i ka dërguar shkresa qeverisë por askush nuk i ka marrë parasysh.
Në komisionin e Sigurisë u votua nen për nen buxheti i mbrojtjes, ndërsa opozita votoi kundër.
KOHA JONË SONDAZH

